Sulmuesi kosovar, Valmir Veliu ka gjetur sërish golin në ndeshjen miqësore te ekipi i tij i ri.
Veliu këtë merkato ka kaluar nga Llapi drejt Superligës turke, te Gaziantepi.
E transferimi i tij në Turqi për kosovarin po shkon mirë, pasi ka gjetur golin në dy ndeshjet e tij të para.
Veliu shënoi sërish sot në fitoren e ekipit të tij (2:1) ndaj Keciorengucu.
Sulmuesi ka tundur rrjetën edhe para disa ditësh, kështu duke konfirmuar formën e tij të mirë.