Njëri nga çiftet më të komentuara në mediat rozë, tiktokerja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti, Mirlind Daku duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Dyshja kanë larguar njëri tjetrin nga Instagrami, madje Vesa ka fshirë edhe simbolet që konfirmonin se ishin në lidhje, shkruan IndeksOnline.
E ndarjen duket se Vesa po e vuan më shumë, pasi në rrjetet sociale ajo ka publikuar disa video shumë domethënëse, ku përmes tyre iu ka treguar ndjekësve të saj se sa e trishtuar po ndihet.
Ende nuk dihet nëse kjo është një ndarje definitive apo vetëm një krizë mes dyshes pasi të dy ndjekin ende familjarët e njëri-tjetrit. /IndeksOnline/