2/4/2025 3:40:31 PM

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Duhet të lexoni

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më 3 shkurt, me një debutim të fuqishëm. I ftuari i parë i gazetarit Edu Aguirre ishte portugezi Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj të kohëve të fundit, ish-lojtar i Real Madridit, i cili aktualisht luan për Al-Nassr në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Futbollisti, i cili ka tashmë dy vite që luan në Arabinë Saudite, është shumë i kënaqur atje. “Më pëlqen të jetoj këtu, edhe familja ime është e lumtur, – tha ai, duke theksuar rëndësinë e mirëqenies së njerëzve që e rrethojnë. – Jam një person i sfidave, i gjërave të reja dhe të ndryshme. Pra, sfidat nuk më trembin”.

Portugezi tregoi se nuk kishte asnjë frikë të ishte “pionier” i kalimit te një klub saudit, sidomos sepse “e dija që pas 1 ose 2 vitesh, liga këtu do të ishte në nivel të lartë, edhe pse gjithçka ndodhi më shpejt”.

Për Ronaldon nuk ka rëndësi vendi ku luan, për sa kohë që ka pranë familjen e tij: “E vetmja gjë që më intereson tani është të jem me familjen dhe fëmijët e mi, të kemi gjithçka që një familje mund të ketë për të qenë mirë”.

Edu Aguirre, një mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos, e pyeti në mënyrë më personale se si ndihet aktualisht dhe si e sheh të ardhmen e tij në futboll. Portugezi mbush 40 vjeç më 5 shkurt, por për të futbolli nuk është barrë, thjesht do përkushtim: “Çdo mëngjes zgjohem me dëshirën për t’u stërvitur dhe luajtur. Nuk është njësoj si më parë, por pasioni mbetet i njëjtë”.

Lidhur me largimin nga futbolli, ai tha: “Historia ime është tashmë e shkruar dhe mund ta lija futbollin sot pa asnjë pendesë, por mendoj se do të ishte për të ardhur keq, sepse ende ndihem mirë”. Ai gjithashtu theksoi se “mund të vazhdoj të bëj diferencën edhe për një ose dy vite të tjera”.

Një nga frazat që e përsëriti shpesh gjatë intervistës ishte se përpiqet të mos mendojë shumë për të ardhmen, por të fokusohet në të tashmen: “Jetoj shumë të tashmen, nuk mund të mendoj në plan afatgjatë, sepse ka gjëra që kanë ndodhur në jetën time, që më kanë bërë ta ndryshoj këtë mënyrë të të menduarit”.

I pyetur se si ndjehet si një nga njerëzit më të njohur në botë, Cristiano u përgjigj se nuk është diçka që e shqetëson: “Vlerësoj atë që mund të bëj, atë që më bën të lumtur dhe kush më bën të lumtur. Nuk është faji im që jam më i famshmi ose më i ndjekuri, janë gjëra të jetës dhe jam mësuar me to, por kjo nuk më bën ndryshe nga të tjerët”.

Megjithatë, ai pranoi se është shumë konkurrues, deri në atë pikë sa nganjëherë harron të vlerësojë gjithçka që ka arritur në karrierë. Ai shtoi se, ndryshe nga lojtarët e tjerë të moshës së tij, që do të kishin dalë në “pension”, ende ka pasion dhe dëshirë për të vazhduar: “Për këtë arsye jam ndryshe nga të tjerët. Nuk kam nevojë të mburrem, por nëse e bëj, është sepse është e vërtetë, dhe nuk duhet të kem turp për këtë”.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 922 gola në karrierën e tij dhe është shumë pranë arritjes së 1000 golave. Megjithatë, ai nuk dëshiron të fiksohet pas kësaj shifre: “Njerëzit nuk po e vlerësojnë momentin tim, golat e mi. Po numërojnë mbrapsht dhe kjo nuk më pëlqen. Gjërat duhet të ndodhin natyrshëm”.

Sa i përket Botërorit 2026, ai shtoi: “Nuk më pëlqen të mendoj afatgjatë, por gjithçka tregon se do të jem atje. Do të më pëlqente të isha, por nuk jam i fiksuar pas kësaj”.

Cristiano ka menduar për të ardhmen e tij prej vitesh: “Që nga mosha 28-vjeçare po përgatitem për të ardhmen me projekte që më motivojnë dhe që mund të ndihmojnë shoqërinë dhe të rinjtë, jo vetëm në nivel biznesi”.

Por një gjë është e sigurt, nuk dëshiron të jetë trajner: “Nuk dua të jem trajner, më duket pothuajse e pamundur. Kam luajtur dhe jam stërvitur gjithë jetën, por mendoj se të qenit trajner është edhe më e vështirë se të qenit lojtar dhe personaliteti im nuk do të përshtatej”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vlerësoi disa nga yjet aktualë të Real Madridit: “Mbappé? Nuk kam dyshim që do t’i sjellë shumë suksese Real Madridit. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Vinícius? Duhej ta fitonte ‘Topin e Artë’ në vitin 2024. Këto çmime e kanë humbur besueshmërinë. Bellingham? Ka një të ardhme spektakolare dhe do ta ndihmojë shumë Real Madridin”.

CR7 tha se “Spanja është shtëpia ime” dhe se gjithmonë do ta ketë Real Madridin në zemër. Lidhur me një rikthim në “Santiago Bernabéu”, ai u shpreh: “Nuk e përjashtoj. Ndoshta pas karrierës si futbollist do të bëj diçka të bukur atje”.

Portugezi e uli peshën e rivalitetit me Messin: “Për 15 vite ndamë skenën e çmimeve dhe gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë”.

Lidhur me përvojën e tij në “Camp Nou”: “Më pëlqente të luaja atje. Më fishkëllenin, më fyenin…, por sërish më pëlqente të luaja në atë stadium”.

I pyetur nëse e konsideron veten më të mirin në histori, Ronaldo u përgjigj pa hezitim: “Më i miri në histori jam unë, pikë!”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Një surprizë e madhe për Gjestin sot në Big Brother

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me nj&eu ...

Gjesti u distancua nga Egli, Xheneta flet pas daljes nga Big Brother: Jam single!

Ne nje nga intervistat e para pas daljes nga Big Brother, Xheneta ka deklaruar se eshte single. Nderkohe qe Gjesti ndodhet brenda Big Brother VIP ...

Ndodh puthja e parë mes Eglit dhe Gjestit?

Egli dhe Gjesti që nga fillimi kanë pasur një raport mjaftë të ngushtë.Dyshja treguan se ndjehen mirë kur janë ...

Jetë / Stil

“Eksperimentoni”- Zbuloni zakonet kryesore të grave për të pasur gjithmonë epsh të lartë gjatë s*ksit

Ashtu si ushtrimet fizike na ndihmojnë të qëndrojmë në formë ose meditimi ndihmon në mbajtjen e shëndetit ton& ...

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Sport

Ancelotti vendos 11-shen për ndeshjen ndaj Las Palmasit

Real Madrid luan një ndeshje vendimtare për t’u ngritur në krye të tabelës në La Liga, por fillimisht duhet ta mpo ...

Ish-gjyqtarët e La Ligas e pranojnë: Duhej të akordohej penallti për Barcelonën

Barcelona ishte shumë e zhgënjyer që humbi pikë kundër Getafes të shtunën, dhe ky zhgënjim u rrit më tej ...

Brenda 24 orëve, Kyle Walker do të bëhet i Milanit

Milani është shumë pranë finalizimit të detajeve përfundimtare të negociatave me Manchester City-n për transfe ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate