Zlatan Ibrahimovic do të vazhdoj të mbetet te Milani, së paku edhe për një vit tjetër.
Sulmuesi suedez aktualisht është një futbollist i lirë pasi kontrata e tij me Milanin skadoi në qershor të këtij viti.
Megjithatë Ibra ka gjetur marrëveshje të re me Rossonerët për të vazhduar qëndrimin në San Siro deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
40-vjeçari do të nënshkruajë ditëve të ardhshme kontratën e re, nga e cila do të ketë reduktim të dukshëm të pagës së tij.
Sezonin e kaluar suedezi fitonte nëntë milionë euro bruto në sezon, derisa tani me kontratën e re do të marrë 1,3 milionë euro.
Paga e tij mund të kaloj shifrën e 1,5 milionë eurove nëse arrihen disa bonuse.
Gjithsesi ka një marrëveshje mes palëve dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.