3/23/2025 7:56:28 AM

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Duhet të lexoni

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) edhe zyrtarisht do të bëjnë organizimin e kampionatit europian të futbollit për grupmoshat U21, Euro2027.

Në reagimin e tyre të gjatë, “Plisat” e kanë konsideruar këtë akt të FSHF-së si antikombëtar dhe të turpshëm.

Ata kanë renditur të gjitha krimet serbe që janë bërë në Kosovë gjatë shekullit të fundit duke përfshirë këtu edhe aktin e Banjskës që ndodhi para më shumë së një viti në Kosovë.

Reagimi i plotë i “Plisave” në rrjetet sociale

REAGIM I GRUPIT “PLISAT” NDAJ AKTIT MË TË TURPSHËM NË HISTORINË E SPORTIT SHQIPTAR

Fatmirësisht jeni pak, por fatkeqsisht jeni me ndikim të madh në atë Shqipërinë tonë të zemrës. Jeni pak ju që keni komplekse inferioriteti ndaj shkijeve e ndaj ballkanasve tjerë, por sherrin e keni të madh sepse jeni në pozita të larta.

Është shkrim pak më i gjatë ky, por jo aq sa dhimbjet tona. As sa krenaria jonë. Andaj ju lusim te ndani pak kohe që ta lexoni.

Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta dijë se sporti nuk është i ndarë nga historia dhe as nga ndjenjat e popullit që përfaqëson. Ky vendim nuk është vetëm i pakuptimtë, por edhe antikombëtar.

Askush nuk ju dha mandat t’i rehabilitoni kriminelët. Askush nuk ju dha mandat të shkelni mbi dinjitetin tonë.

Por ju keni mandat ta përcjellni futbollin. E kur e bëni punën tuaj, si nuk ju bie në sy asnjë akt antishqiptar nëpër stadiumet e “partnerëve” tuaj? Si nuk ju bijnë në sy flamujt anti Kosovë, anti Shqipëri, koreografitë e shkijeve duke u zotuar që do ta bëjnë namin kur të kthehen në Kosovë? Atyre ua kemi dhënë përgjigjen e merituar gjithmonë, herën e fundit kur u futën ne Banjskë para 1 viti e gjysmë, kur i lanë të vdekur shokët e tyre e ikën malit si lepujt, por sot vendosëm t’ua japim juve përgjigjen e parë, këtu të shkruar, për aktin tuaj të turpshëm.

z.Duka, me një të rënë të lapsit e me një nënshkrim tuajin, nuk shlyhet historia e aq më pak krenaria e dhimbjet tona, POR ju sigurojmë që ne lëndohemi shumë.

E kush jemi ne? Jemi populli shqiptar, i cili gjithandej trojeve ju shikon me habi e mëri se si kur nënshkruat me partnerët Tuaj, nuk i kujtuat veprimet e tyre vetëm në luftën e fundit, ku ndaj nesh i kanë kryer hiç më pak se:

15,000 vrasje të civilëve,

mbi 20,000 dhunime të grave;

kanë djegur mbi 40% të pronave të shqiptarëve;

kanë zhdukur mbi 6000 shqiptare, rreth 1600 prej të cilëve ende nuk dihet ku janë;

kanë kryer mbi 400 masakra, të dokumentuara;

kanë plaçkitur pronat privat e publike të shqiptarëve të Kosovës;

etj etj.

Por dëshira e tyre për gjakpirje e plaçkitje as nuk ka filluar me luftën e fundit, e as nuk ka përfunduar me të njejtën.

Sporti mund të jetë një urë lidhëse mes popujve, por jo kur ai përdoret për të normalizuar padrejtësinë, fashizmin, fajin e borxhin e shtetit më gjenocidal të Ballkanit.

Ne nuk mund të heshtim përballë një padrejtësie të tillë. Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit ta rishqyrtojë këtë vendim, të tërhiqen nga akti më i turpshëm në histori të sportit shqiptar dhe të mos e shesë dinjitetin tonë kombëtar për interesa të ngushta.

Sporti duhet të na bashkojë, por jo duke na detyruar të harrojmë gjakun dhe dhimbjen tonë. Janë dy mënyra për ta kujtuar historinë e popullit tonë. Njëra është përplot dhimbje e vuajtje, tjetra përplot krenari e nder. Asnjërën nuk do të mund ta shkelni ju. Me asnjë organizim tuajin, me asnjë vëllazëri tuajën me gjaksin tonë.

JO ME ATA!

JO MBI GJAKUN E SHQIPTARËVE!

DINJITETI MBI TË GJITHA!

NE NUK HARROJMË, NE NUK FALIM!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Pushimet sensuale të Tunës, këngëtarja mban sekret partnerin!

Vitet e fundit Tuna ka preferuar që të ruajë një profil të ulët në media.Edhe produksionet muzikore i ka pasur m&eu ...

Momente pikante mes Gjestit dhe Eglit në dush! Ja çfarë filmoi kamera

Raporti mes Gjestit dhe Eglit, ani pse ka pasur ulje-ngritje kohë pas kohe, duket se së fundmi po bëhet akoma më i fortë.M&eu ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Sot e gjithë vëmendja në San Siro, Milan përballet me Interin

Sot e gjitha vëmendje do të jetë në San Siro aty ku do të luhet derbi i Milanos. Inter kërkon hakmarrjen për dy nde ...

Marash Kumbulla shënon gol të bukur në La Liga

Marash Kumbulla ka shënuar për Espanyol në Spanjë, për të zhbllokuar takimin kundër Seviljas.Mbrojtësi i Komb& ...

Politikani serb bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit, me fanellën e legjendës që e barte te Partizani i Beogradit

Politikani serb, ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit, Branko Ružic, dje ka bërë homazhe te varri i ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate