9/21/2025 12:08:07 PM

Ndarja e Piques me Shakiran përbën një problem të madh mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Duhet të lexoni

Çifti Gerard Pique dhe Shakira tashmë konfirmuan ndarjen e tyre.

Meqë ndanë rrugët me njëri-tjetrin, ata besohet se do të kenë një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që është një problem tejet i madh.

Këtë e ka bërë të ditur paraprakisht edhe revista Informalia e elEconomista, e cila ka thënë se çifti tani kanë nisur procesin e ndarjes.

“Ata nuk kanë qenë në gjendje të kapërcejnë krizën e tyre të fundit pavarësisht lidhjes 12-vjeçare me Shakira (45 vjeçe) dhe Pique (35 vjeçar) duke punësuar avokatë të specializuar për të nisur procesin”.

Edhe pse nuk u martuan kurrë, gjë që është një problem më pak, ka gjëra që duhet t’i zgjidhin dhe kujdestaria e djemve të tyre, Milan dhe Sasha, është çështja kryesore.

“Ata nuk janë të martuar, por ndajnë gjëra të rëndësishme që duhet të zgjidhen”, shton Informalia. “Burimet thonë se asnjëri prej tyre nuk kërkon para nga tjetri, por do të ketë probleme (dhe shumë) sa i përket kujdestarisë së dy fëmijëve”.

Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër

Pas ndarjes së dyshes së njohur, duket se Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër, gjë që do ta bëjë, por me fëmijët e saj.

“Artistja nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë në Barcelonë”, thonë tutje Informalia. “Ajo nuk ka miq apo familje këtu (përveç asaj të Piques) dhe autoritetet tatimore e kanë ndjekur prej vitesh, kështu që synon të shpërngulet dhe të vendoset në një vend tjetër. Sigurisht me fëmijët”.

https://www.instagram.com/p/CVunjjiMBz4/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo është një situatë që do të shkaktojë probleme, pasi futbollisti nuk dëshiron të ndahet nga fëmijët e tij, duke qenë se kanë jetuar në Barcelonë dhe se ndryshimi i vendit mund t’i prekë dhe nuk i duket i nevojshëm.

 

Të njëjtat burime, sipas revistës, sigurojnë se asnjëri nga të dy ‘nuk është i gatshëm të dorëzohet në këtë pikë, kështu që nëse nuk arrihet një marrëveshje miqësore, gjërat mund edhe të mos shkojnë aq mirë’. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate