Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 qytetarë pozitivë me COVID-19 nga 441 testime.
Sipas njoftimeve zyrtare, nuk është shënuar asnjë vdekje.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.