Dren Gashi, sulmuesi i klubit nga Klina, ‘Dukagjini, ka thënë se në ndeshjen e sotshme ndaj Ballkanit, janë përgatitur maksimalisht dhe do të paraqiten sa më mirë, shkruan Gazeta Metro.
Në një prononcim për Metron, Gashi ka thënë se ndeshja kundër Ballkanit do të jetë një lojë mjaft e fortë, nga të dyja palët.
“Normal, do ta kemi mjaftë të vështirë kundër tyre, pasi që vijnë nga një formë shumë e mirë, po ashtu edhe ne kemi gjashtë lojë me rezultat pozitiv”, u shpreh Gashi.
Tutje ai ka thënë se për këtë ndeshje janë përgatitur maksimalisht.
“Ne jemi përgatitur maksimalisht, që të paraqitemi sa më mirë ndaj Ballkanit. Shpresojë që mos t’i zhgënjejmë tifozë tanë ‘Hithat’ brenda në Klinë”, tha sulmuesi i Dukagjinit për Metron.
Derisa u pyet për mbijetesën e Dukagjinit këtë sezon, Gashi tha se kjo garë këtë vit është mjaft e vështirë.
“Gara këtë sezon për mbijetesë është mjaft e vështirë, secila lojë është më e rëndësishme se tjetra për ne dhe në fund mendoj se do ia dalim të arrijmë objektivat e klubit”, tha në fund Gashi për Metron.
Dren Gashi është transferuar në janar në Dukagjin nga klubi i Ferronikelit.
Ndërkaq sot me fillim prej orës 14:00, fillon ndeshja Dukagjini-Ballkani, në Klinë. Aktualisht klinasit janë në vendin e 8 në tabelë, derisa suharekasit janë lider i Superligës.