12/31/2025 9:34:02 PM

Asociacioni i Komunave mirëpret vendimin e Kushtetueses

Duhet të lexoni

Asociacioni i Komunave të Kosovës me një postim ne rrjetin social Facebook kanë njoftuar se e mirëpresin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për reformat në arsim të ndërmarra nga Komuna e Kamenicës vite më parë, komunave njëjtën kohë i kërkojnë dikastereve qeveritare që të mos interferojnë në punët e komunave, shkruan Gazeta Metro.


Më tutje nga ky organ shprehin brengën se në disa raste komunave po u ndërhyhet pa konsultime të nevojshme nga dikasteret e ndryshme qeveritare.

“Komunat e Kosovës, në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të veta, kanë hasur dhe po hasin në shumë raste me ndërhyrjen e Qeverisë, më saktë ministrive, në kompetencat e komunave edhe pse të njëjtat janë paraparë shumë qartë në Kushtetutë, akte ligjore dhe nënligjore. Dhe këto ndërhyrje po bëhen pa konsulta me komunat”, thuhet në reagim

Ndër të tjera nga ky asociacion njoftojnë se pavarësia e komunave dhe legjislacionet ndërkombëtare që rregullojnë qeverisjet lokale nuk po respektohen sa duhet nga niveli qendror.

“Ne, si Asociacion, e kemi diskutuar edhe në të kaluarën dhe kemi shpresuar që disa nga ministritë do ta ndryshojnë qasjen por kjo nuk po ndodhë. Ndërhyrja në kompetenca të komunave po vazhdon. Autonomia Lokale e përcaktuar me Kartën Evropiane për Pushtet Lokal nuk po respektohet. Kjo ndërhyrje në kompetencat e komunave u vërtetua edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese ndaj ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit në kompetencat e komunës së Kamenicës”, shkruhet aty.

AKK më tutje arsyeton se vendimi i komunës së Kamenicës ishte në përputhje me legjislacionin përkatës, dhe se ministria në këtë rast kishte tejkaluar kompetencat.

 

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në të cilin konstatohet se MASHTI ka tejkaluar kompetencat e saja dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës, e konfirmon atë që ne vazhdimisht e kemi thënë se sistemi ynë kushtetues dhe ligjor, është më se i qartë sa i përket funksionimit dhe raporteve ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror”, thuhet në reagim.

Nga ombrella e komunave të Kosovës mbesin me shpresë që ky rast të shërbejë si mësim edhe për ministritë tjera.

“Prandaj, ne si AKK e përshëndesim vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që ministritë e linjës do të marrin mësim nga përfundimi i rastit të MASHTI dhe më nuk do të ndërhyjnë në kompetencat e komunave në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi i AKK


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate