12/31/2025 5:41:55 PM

Qeveria Kurti ka dështuar në angazhimin për liberalizimin e vizave

Duhet të lexoni

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka deklaruar se Kosova po qeveriset nga një politikë e jashtme e ngrirë si prej aspektit të Presidentes Osmani ashtu edhe nga Qeveria e Kosovës.

Ai thotë se Qeveria ka dështuar sa i përket angazhimit në politikën e jashtme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe liberalizim të vizave.

“Realisht sa i përket angazhimit tonë si shtet në politikën e jashtme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në çështjen e liberalizimit të vizave qeveria lënë shumë për të dëshiruar për shkak dështimeve të mëdha në këtë proces dhe mos shfrytëzimit të kësaj situate edhe si rezultat i konfliktit në Ukrainë ne kemi ftuar një debat parlamentar të martën me kryeministrin dhe ministren e jashtme ku do të ngrisim të gjitha këto çështje që janë preokupime tona si parti opozitare. Këtu kemi një ngecje jashtëzakonisht të madhe edhe sa i përket angazhimit të mëtutjeshëm qoftë për liberalizim të vizave qoftë edhe për plotësim të kushteve në raport me integrime evropiane”.

“Për një vit e kemi pasur një politikë të jashtme të ngrirë si prej aspektit të presidentes që e përfaqëson Kosovën në politikën e jashtme ashtu edhe nga qeveria e Kosovës. Nuk hyhet për me apliku për të dështuar. Në këtë proces duhet të ketë një lobim të fuqishëm me shtetet mike të Kosovës me partner strategjik që Kosova në këshillin e Evropës që është mundësi e artë e që ky proces është dëmtuar pas një vizite të zëvendëskryeministrit të Kosovës pikërisht në këshillin e Evropës duke nxjerrë të pavërteta që nuk janë folur në takim”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kanë ftuar debat parlamentar të martën me Kryeministrin Kurti dhe Ministren e Jashtme Gërvalla për të diskutuar rreth shumë zhvillimeve dhe skandaleve që kanë ndodhur në politikën e jashtme për gjatë një viti të Qeverisë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate