De Ligt dhe AnneKee e tij gjithnjë e më shumë të dashuruar me Italinë. Në Torino që nga viti 2019, mbrojtësi i Juventusit dhe e dashura e tij janë përshtatur shumë mirë. Që në fillim studiuan gjuhën italiane duke marrë rezultate të shkëlqyera, siç dëshmohet nga performanca e tyre e këngës, e postuar në rrjetet sociale me rastin e Shën Valentinit.
AnneKee, e cila me profesion është modele, duket shumë e lidhur me një tjetër modele të Juventusit, Alice Campello. Së bashku kanë nisur edhe një projekt pune dhe herë pas here i lejojnë vetes disa ditë relaksi në Milano. De Ligt dhe AnneKee, kur nuk kanë asnjë angazhim në fushë dhe në sfilatë, shpesh udhëtojnë për të zbuluar vende të reja pranë Torinos.
Duke folur për vendet e tyre të preferuara, në një intervistë të fundit për “Vogue”, modelja zbuloi destinacionin jo shumë larg Torinos. Vendi i preferuar i çiftit është Langhe. “Nuk kam parë ndonjëherë holandez atje, deri më tani, domethënë, – qeshi vajza. – Është një perlë e vërtetë, nuk njoh njeri që nuk e ka dashur atë”.
Zonja De Ligt tregoi gjithashtu se si e zbuloi Langhe piemonteze: "Kur u transferuam në Torino, zbuluam se vendasit shkonin shpesh në këtë zonë. Ajo u bë shpejt streha jonë ‘par excellence’. Ne shkojmë atje shpesh, marrim rregullisht familjet ose miqtë. Është një vend kaq i bukur për ta shijuar njëri-tjetrin dhe natyrën”.

Një vend për AnneKee dhe Matthijs që përcjell qetësi, por edhe një mundësi për të shijuar ushqimin e mirë dhe verën e shkëlqyer: "I gjithë rajoni spikat për ushqimin. Shumë restorante kanë gjithashtu bodrumin e tyre, ku bëjnë verën. Gjithçka është e pastër, bio dhe gatuhet vetëm sezonalisht”.