12/25/2025 7:32:52 AM

15 vjet burg kush lufton jashtë Shqipërisë

Duhet të lexoni

Rusia ka hedhur dyshime se vendet perëndimore po rekrutojnë në fshehtësi mercenarë nga vende të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht nga Shqipëria, Kosova e Bosnje-Hercegovina për t’i dërguar në Donbas dhe vende të tjera për të provokuar Moskën.

Vetë ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha se këto informacione po verifikohen.

Më shumë se një fakt, duket se deklaratat nga zyrtarët rusë mbeten në kuadër të propagandës duke mos pasur asnjë fakt.

Shqipëria e ka të ndaluar me ligj pjesëmarrjen e vendasve të saj, si ushtarë në vendet e tjera. Kodi penal ne kreun VII të tij , si dhe nenet 265/a,265/b dhe 265/c parashikojnë sanksione për pjesëmarrësit në veprime luftarake në një shtet të huaj (ndryshime sipas ligjit nr. 98, datë 31.7.2014).

Disa vite më parë, Kuvendi do të miratonte unanimisht propozimet e socialistëve që sapo kishin ardhur në pushtet për amendimin e Kodit Penal duke ashpërsuar masat ndaj personave që luftojnë jashtë vendit. Aktualisht Kodi penal parashikon 10 deri në 15 vjet me burgim personat që nxisin rekrutojnë apo janë pjesëmarrës në luftën në vendet e huaja apo të njohur si muxhahedinët.

Në atë kohë këto ndryshime u konsultuan dhe me asistentët juridikë të SHBA-ve të njohur si OPDAT, si dhe me ministritë në vend.

Kodi Penal parashikon që për nxitjen, trajnimin, rekrutimin apo luftimin në vende të huaja dënimi të jetë 10 deri në 15 vjet.

Ndërkaq, Shqipëria është ndër vendet e pakta që një gjë të tillë e ka të përcaktuar edhe në Strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër terrorizmit, 2021–2025 dhe të planit të veprimit 2021–2023

“Qeveria Shqiptare, e ka vlerësuar luftën kundër terrorizmit si një prioritet kombëtar, duke qenë ndër vendet e para që në zbatim të Rezolutës 2178 (2014) ndërmori hapa konkretë të reflektuara në legjislacionin kombëtar. Duke ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, u synua forcimi i aftësisë së adresimit të problemit të luftëtarëve të huaj terroristë, duke e konsideruar të paligjshme dhe të ndëshkueshme pjesëmarrjen, organizmin apo çdo nxitje për pjesëmarrje në veprime ushtarake të një vendi të huaj.

Të vendosur për të arritur rezultate të prekshme dhe për të treguar progres real, janë marrë masa për rishikimin, forcimin dhe ndryshimin e mekanizmave aktualë të kontrollit të financimit të terrorizmit dhe ngrirjes së aseteve për individë dhe subjekte të përfshirë në aktivitet terrorist”, thuhet në Strategji.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate