Kosova sot po feston 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe për gjatë këtyre viteve në sport vendi ka shënuar arritje dhe suksese të mëdha, transmenton Gazeta Metro.
Sportistët janë cilësuar edhe ndoshta ambasadorët më të mirë të vendit, ata kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në imazhin e shtetit më të rinë botë duke mundësuar që flamuri të valojë nëpër vende dhe pista të mëdha duke lënë prapa shumë vende të botës.
Momenti më kulminant ishte ai i vitit 2016, kur Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të xhudos që u mbajt në Kazan të Rusisë, atë kohë, në finalen e femrave, në kategorinë deri në 52 kilogram.
Majlinda e mposhti francezen Priscilla Gneto dhe atë me Ippon, për t’u kurorëzuar mbretëreshë e Europës në xhudo.
Kështu, Majlinda gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve në Rusi, ngriti flamurin shtetëror të Kosovës dhe detyroi të gjithë të pranishmit që ta nderojnë himnin e Republikës së Kosovës. /gazetametro.net
Ky ishte momenti: