12/17/2025 2:02:17 PM

Në ditën e Pavarësisë, nis pajisja e shqiptarëve të Kosovës me dokumente biometrike në Shqipëri

Duhet të lexoni

Është zgjedhur data e Pavarësisë së Kosovës, për të nisur shpërndarjet e para të dokumenteve biometrikë, për shqiptarët e Kosovës.

Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë. Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune.

Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente. Zbatimi i marrëveshjes që nënshkruam më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dëshmon vullnetin tonë për të krijuar të gjitha kushtet e duhura që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa burokratike. Urime Pavarësia e Kosovës dhe t’i gëzojë dokumentet biometrike Arita me Kushtrimin.

Pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive në mbledhjen e përbashkët të 26 nëntorit, Shqipëria ka nisur të lëshojë Lejet e Qëndrimit biometrike për shtetasit e Kosovës që duan të jetojnë, punojnë apo studiojnë në vendin tonë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti në zyrë dy të rinj nga Kosova, të cilëve iu dorëzoi kartat e para 5-vjeçare të rinovueshme pa afat. Ky dokument shumë më i sigurt dhe më cilësor në të gjithë elementët merret përmes një aplikimi të thjeshtë online dhe pa dokumente shtesë.

"Sot kam kënaqësinë të jap dy kartat e para të Lejeve të Qëndrimit të dy shqiptarëve shtetas të Kosovës. Leje Qëndrimi 5- vjeçare që aplikohet për herë të parë në Shqipëri në bazë të ligjit të ri që kemi bërë për të lehtësuar pikërisht këtë proces edhe në bazë të marrëveshjes që bëmë me qeverinë e Kosovës, e cila gjithashtu ka filluar të aplikojë të njëjtin regjim përsa i takon dhënies së lejes së qëndrimit për shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë. Kam kënaqësinë sot t’i jap Aritës dhe Kushtrimit kartat biometrike, identike përsa i takon cilësive që kanë ID shqiptare, me të gjitha të dhënat personale të pasqyruara në të dy çipet e kartës”, shprehet ministri Çuçi.

Lejet e Qëndrimit biometrike janë gjithashtu edhe Leje Pune pa qenë nevoja që shqiptarët e Kosovës të marrin një dokument të dytë. Ministri Çuçi solli rastin e Arita Berishës, vajzës nga Kosova e cila në përfundim të studimeve është punësuar në Tiranë në një kompani IT. Te dokumenti biometrik që ajo sapo kishte marrë është gjithashtu e përfshirë edhe leja e punës.

Më parë Shqipëria lëshonte leje qëndrimi në format A4 pa elementë sigurie dhe që duhej rinovuar çdo vit.

“Sot janë lehtësuar tërësisht procedurat për Leje Qëndrimi, me aplikim online dhe pa dokumente. Dëshmitar për këtë është vetë Kushtrimi që ka hequr kalvarin e shkuarjes nga njëra zyrë në tjetrën çdo një vit për të rinovuar Lejen e Qëndrimit”, tha ministri Çuçi duke iu referuar rastit të Kushtrim Reshitit, të riut nga Kosova i cili ka qenë student në Tiranë dhe në përfundim të studimeve ka nisur të punojë këtu.

Lëshimi i Lejeve të Qëndrimit biometrike për shqiptarët e Shqipërisë ka nisur edhe në Kosovë. Të dy qeveritë nënshkruan marrëveshjen në mbledhjen e përbashkët të 26 nëntorit që u mbajt në Elbasan


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate