Ditën e djeshme u zhvillua gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, ku Sergio Perez u shpall fitues, teksa podiumi u plotësua nga Verstapen dhe Leclerc.
Përtej kësaj, gara mund të mbyllej me një tragjedi të madhe, Sebastian Ocon duke hyrë në bokse rrezikoi të shtypte me makinën e tij gazetarët dhe fotoreporterët e pranishëm në bokse.
Në fakt rregullorja parashikon që në asnjë moment rruga nuk duhet të qëndrojë e bllokuar, çka tregon se Ocon nuk ka përse të dënohet, por gjithsesi në atë rast duhej të frenonte pak më shumë.
FIA ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e kësaj situate në mënyrë që në të ardhmen të evitohen ngjarje të tilla. Siç duket në video, disa prej të pranishmëve u shmangën vetëm në momentin e fundit.