9/20/2025 7:46:55 PM

Flokë të thinjur para kohe? Rastet kur tregojnë probleme shëndetësore

Duhet të lexoni

Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.

Rrënjët e flokut kanë qeliza pigmentuese të cilat prodhojnë melaninë. Kjo substancë është përgjegjëse për lëkurën e flokut.

Me kalimin e moshës, këto qeliza shuhen. Në mungesë të pigmentit, flokët e reja kanë nuanca më të çelëta të grisë, argjendit apo të bardhës. Në momentin që rrënja e flokut resht së prodhuari melaninë, dalin thinjat.

Arsyet përse dalin thinjat

Thinjat mund të dalin krejt papritur për arsye të ndryshme. Në disa raste, floku zbardhet për shkak të stresit, por në përgjithësi bëhet fjalë për diçka gjenetike.

Nëse prindërit tuaj kanë pasur thinja në një moshë të caktuar, atëherë me siguri edhe ju do të ndiqni të njëjtat hapa. Mosha mesatare e shfaqjes së thinjave është tek të 30-at. Megjithatë, ka njerëz që thinjen më shpejt, madje që në moshën 20 vjeçare.

Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë. Stresi është shkatërrimtar për flokun. Ai ndikon në rënien e tyre dhe kur flokët e rinj të dalin ato do të kenë ngjyrë gri.

Duhanpirja është një fenomen që ndikon organizmin nga koka tek këmbët. Studimet kanë treguar se njerëzit që pijnë duhan janë 2-3 herë më të predispozuar të thinjen përpara se të mbushin 30 vjeç.

A duhen shkulur thinjat?

Dikur, gjyshet tona na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera do të dilnin menjëherë në vend të saj. Kjo është shkencërisht e pamundur. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat. Një gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.

Brishtësia e flokut

Flokët e thinjur janë më të hollë sepse kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia. Floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.

Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave

Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave. Për më tepër, ushqime të tilla e ndihmojnë flokun e ri të rritet shëndetshëm dhe skalpin të jetë më i pastër.

Trajtimet për flokët e thinjur

Nëse nuk dëshironi t’i lyeni flokët, atëherë mund të ndryshoni stilin e tyre për të fshehur praninë e fijeve të bardha. Mund të bëni trajtime të ndryshme kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre. Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash./AgroWeb.org


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate