9/20/2025 11:47:35 PM

Profesori britanik: BE’ja e heshtur ndaj Serbisë

Duhet të lexoni

Nuk e sheh problemin në Beograd por në Bruksel. Profesori nga Westminster University, Aidan Hehir, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, për mënyrën se si po e ndërmjetëson procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Britaniku, thotë se Serbia e shkeli rëndë marrëveshjen e Ohrit, duke votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se ka të paqartë heshtjen e Bashkimit Evropian karshi Serbisë.

“Nuk e besoj se dikush është i befasuar me veprimet e Serbisë, e cila nuk po e respekton marrëveshjen me Kosovën. Pra pozicioni i Serbisë është shumë i qartë. Por problemi kryesor këtu nuk është Beogradi por Brukseli. Këta të fundit insistuan për këtë marrëveshje dhe tani qëndrojnë të heshtur përballë Serbisë. Vota e Serbisë kundër pranimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, ishte shkelje e rëndë e marrëveshjes se fundit të arritur në Ohër”, ka thënë Hehir për Tëvë 1.

Njohësi i çështjeve politike, thotë se brenda bllokut evropian ka shtete që kanë krijuar aleanca me Rusinë dhe Serbinë.

Ai në këtë rast përmend Hungarinë, e cila gjithashtu votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ka disa shtetet brenda Bashkimit Evropian që po bëhen gjithnjë e më autoritare dhe po afrohen me Serbinë e Rusinë. Raporte të ndryshme ndërkombëtare tregojnë qartë për rënien e demokracisë në Serbi përgjatë dekadës së fundit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Hungarinë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tani e kundërshton këtë të fundit të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Kjo me të vërtetë është e pakuptueshme”, wshtw shprehur profesori britanik.

Dy delegacionet, Kosova e Serbia do ta zhvillojnë takimin e ardhshëm me 2 maj në Bruksel.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate