12/24/2025 9:21:40 PM

Prishtina e fortë për Llapin, Ballkani befasohet nga Dukagjini, Gjilani fiton ndaj Trepça ‘89

Duhet të lexoni

Kanë përfunduar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja e sotme në mes Llapit dhe Prishtinës solli spektakël për shikuesit në ‘Zahir Pajaziti’, me fitues në fund kryeqytetasit me rezultat 2:0, shkruan lajmi.net.

Është skuadra e Ismet Munishit që arritën të shënojnë dy gola të cilat u realizuan nga Albin Prapashtica në minutën e 40’ dhe Endrit Krasniqi në të 45-tën.

45 minutat e parë u mbyllën me epërsi të dyfishtë të Prishtinës. Pjesa e dytë më pas vijoi me raste të tjera.

Llapi kishin mundësi të mirë të ngushtonin rezultatin, por shtylla jua mohoi një gjë të tillë.

Kështu Prishtina mori pikët e plota në udhëtimin e tyre në Podujevë.

Pas kësaj fitoreje kryeqytetasit ngjiten në vendin e katërt me 30 pikë, kurse Llapi ndodhen në vendin e pestë me 29 sosh.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani ka ndarë pikët me Dukagjinin, pas barazimit befasues 1:1.

Ishte Oto John që realizoi nga penalltia për klubin nga Klina.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të mysafirëve.

Shifrat u barazuan në pjesën e dytë me anë të sulmuesit më në formë të momentit, Albion Rrahmanit.

Ai realizoi në minutën e 55′ dhe kjo ishte e tëra që suharekasit arritën të bëjnë.

Kujtojmë që ky ishte goli i tij i 14 këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Pas këtij barazimi befasues Ballkani mbanë vendin e parë më 48 pikë, teksa Dukagjini ndodhen në vendin e gjashtë me 26 në total.

Ndërkohë pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89.

Kurse në 45 minutat e tjerë gjilanasit zhbllokuan rezultatin.

Në minutën e 79′ shënoi Albert Dabiqaj, gol që i dhuroi ekipit të Gjilanit tri pikë të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani ndodhen në vendin e tretë me 35 pikë, kurse Trepça pozicionohen në vendin e tetë me 22 gjithsej./Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate