12/24/2025 11:18:01 PM

Aksidenti i autobusit shqiptar/ Humb jetën 41-vjeçari! Nëntë të plagosur, katër prej tyre në gjendje kritike për jetën

Duhet të lexoni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Në mesin e pasagjerëve ishte dhe 41-vjeçari nga Shqipëria, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit.

Katër prej pasagjerëve po marrin shërbimin mjekësor pranë qendrës spitalore në Ogulin. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore ku marrin trajtimin mjekësor në repartin e kirurgjisë. Drejtori i spitalit në Ogulin, Davor Vukelja tha situata më kritike është një grua të moshuar.

“E moshuara është në gjendje të rëndë shëndetësore , edhe plagët e pasagjerëve të tjerë janë serioze për këtë është dashur që ata të dërgohen në departamentin e kirurgjisë. Mes të lënduarave është dhe një vajze e re, e cila fatmirësisht ka vetëm disa lëndime të lehta”.

Bluzat e bardha me disa prej pasagjerëve e kanë pas shumë të vështirë komunikimin, për këtë arsye ata kanë pritur ardhjen e një përkthyesi në spital për të mësuar më shumë rreth gjendjes shëndetësore të pacientëve.

Ndëra 5 prej pasagjerët e tjerë që kanë marrë dëmtime të lehta në kokë dhe shtyllë kokrrizore, janë dërguar në spitalin e Karlovacit.

Në autobus gjithashtu ndodhen edhe dy të mitur të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta. Policia kroate po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Autostrada në të cilën ndodhi aksidenti u bllokua përkohësisht ndërsa tashmë është hapur për të gjithë mjetet përjashtuar ato të tonazhit të rëndë.

Për shkak të kushteve në rrugë për shkak të motit, autoritetet kroate i këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve si dhe të mos nisen pa pajisjet e duhura dimërore.Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate