9/18/2025 1:47:52 PM

Granit Xhaka provokohet nga gazetarët serb në konferencat për shtyp në Katar

Duhet të lexoni

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, dukej i kënaqur teksa shëtiste nëpër zonën mikse pas fitores në start kundër Kamerunit, por në ditët e fundit në konferenca kanë filluar ta shqetësojnë gazetarët serbë që janë në Katar.

Ai me qetësi u jep përfaqësuesve të mediave informacione: për lojën, taktikat, pozicionin e tij, por edhe për lojtarët vendimtarë si Breel Embolo dhe Neymar.

Por në ditët e fundit, disa gazetarë që vijnë nga Serbia po i bëjnë pyetje për duelin ndaj Serbisë edhe pse ajo ndeshje ka kohë.

“Xhaka qëndron i qetë, vlerëson forcën e skuadrës së re serbe dhe nuk e lejon veten të provokohet”, shkruan Blick.

Serbët e ndjekin me pyetje – derisa në mes futet drejtorin i mediave, Adrian Arnold. “Ne luajtëm me Kamerunin dhe tani do të përballemi me Brazilin. Të ndalemi këtu”, tha ai.

Futbolli duhet të jetë fokusi

Xhaka duhet t’i përgjigjet pyetjes së parë për ndeshjen e Serbisë në konferencën për shtyp para fillimit të lojës. Ai e bën këtë me besim. “Ne jemi të gjithë mjaftueshëm profesionistë. Të dyja skuadrat janë këtu për të luajtur futboll dhe për të fituar. Dhe jo për ta kthyer historinë”, deklaroi ai.

Historia që mbahet në mend është ajo e 22 qershor 2018. Pas një loje me tensione, Zvicra mundi Serbinë 2-1 në ndeshjen e dytë të grupeve në Rusi. Ndeshja ishte e ndezur, atmosfera deri diku urryese. Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënojnë për fitoren e Zvicrës. Pas golave ??të tyre, gjithçka shpërthen – ata festojnë me shqiponjën dykrenare, vazhdon shkrimi i Blick.

Ajo vijon të mbetet në historinë e futbollit. Futbolli u monopolizua nga politika – në Serbi, por edhe në Zvicër.

Shumë pyetje mediatike

SFV prej javësh ka marrë shumë pyetje mediatike, veçanërisht nga Serbia dhe Kosova. Gazetarët nga Ballkani janë të interesuar. Por jo për Natin, por për Xhakën dhe Shaqirin. Dy yjet e Natit me rrënjë kosovare janë objekt i dëshirës së tyre.

Federata po i bllokon këto pyetje, nënvizon Blick.

Drejtori i mediave Adrian Arnold mbajti takim me Granit Xhakën pak javë para Kupës së Botës, ku i kërkuan që ndeshja me Serbinë të shkojë në qetësi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate