9/18/2025 12:04:14 PM

E zbulojnë ekspertët: Ja cila pemë e Krishtlindjes është e duhura, natyrale apo artificiale

Duhet të lexoni

Ka disa njerëz që kënaqen me aromën e një peme të vërtetë dhe gëzimin e zgjedhjes së një peme në një pyll dhe të tjerë që preferojnë thjeshtësinë e pemëve artificiale që mund t’i ripërdorin për Krishtlindjet e ardhshme.

Por konsumatorët po bëhen më të vetëdijshëm për klimën dhe duke marrë parasysh se cila pemë ka ndikimin më të ulët në planetin tonë që po ngrohet me shpejtësi. Për më tepër, zgjedhja e një peme miqësore me planetin do t’ju fusë në listën e të preferuarve të Babagjyshit.

Pra, cili lloj peme mundëson prodhimin më të ulët të karbonit një pemë natyrale apo një pemë plastike e blerë në dyqan?

Andy Finton, drejtor i ruajtjes së peizazhit dhe ekologu pyjor për “Nature Conservancy në Massachusetts” tha për CNN:“Është padyshim shumë më komplekse nga sa e mendoni. Është e lehtë të imagjinohet se ripërdorimi i një peme artificiale vit pas viti është alternativa më e qëndrueshme. Një pemë artificiale përdoret për mesatarisht gjashtë vjet. Prandaj kostoja e karbonit është padyshim më e madhe sesa për një pemë natyrale”.

Cilat janë përfitimet e pemëve natyrale?

Mesatarisht, duhen shtatë vjet për të rritur plotësisht një pemë Krishtlindjeje, sipas “National Christmas Tree Association”. Nëse pemët priten ose digjen, ato mund të lëshojnë karbonin që kanë ruajtur përsëri në atmosferë. Por Doug Hundley, zëdhënës i “National Christmas Tree Association”, i cili mbron pemët e vërteta, thotë se akti i prerjes së pemëve të Krishtlindjeve nga një fermë balancohet kur fermerët mbjellin menjëherë më shumë fidanë për t’i zëvendësuar ato.

Duke peshuar të mirat dhe të këqijat e klimës, pemët natyrale të Krishtlindjeve kanë më shumë avantazh. Por nëse vendosni të dekoroni sallat tuaja artificialisht, blini një pemë që do ta ripërdorni për shumë vite. Sido që të jetë, sipas Finton, njerëzit duhet të ndihen mirë për vendimin e tyre dhe të gjejnë mënyra të tjera për të trajtuar krizën klimatike. Shijoni pushimet dhe fokusohuni në aspekte të tjera të jetës suaj për të reduktuar ndikimet e ndryshimeve klimatike.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate