1/12/2026 12:37:51 PM

Tifozët e Partizanit “shfryhen” tek stolat e stadiumit, e pësojnë nga policia

Duhet të lexoni

Dy tifozë të ekipit të Partizanit janë arrestuar ditën e sotme, nën akuzë për shkatërrimin e disa stolave në stadiumin “Elbasan Arena” dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë.

Policia ka njoftuar se Erald Vata dhe Eraldo Dushku janë vendosur në pranga pasi gjatë zhvillimit të derbit mes Tiranës dhe Partizanit kanë prishur stolat e stadiumit, e po ashtu kanë kundërshtuar efektivët kur u është kërkuar që të ndalojnë. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që bashkëpunuan me ta.

Tirana fitoi kundërt Partizanit 2-1 pasi kthehu rezultatin, ndërsa zyrtarisht u shpall dhe kampione e Shqipërisë. Tifozët e kuq u bënë protagonistë për keq, duke i ‘shfryrë’ inatin stolave dhe policisë.

Njoftimi i policisë:

Shkatërruan një pjesë të stolave të stadiumit “Elbasan Arena”, pas ndeshjes Partizani-Tirana, dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ndërhyrjes për parandalimin e shkatërrimit të stolave të stadiumit, kapen e vihen në pranga 2 shtetas

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që u përfshinë në shkatërrrimin e stolave të stadiumit dhe të  kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 07.05.2022, në stadiumin “Elbasan Arena”, bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

E.V., 29 vjeç banues në Laprakë dhe E. D., 21 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë që ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit, në përfundim të ndeshjes, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e  stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e skuadrave të futbollit, që të marrin masa  për parandalimin e akteve të dhunës ndaj pronës dhe të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para ligjit të gjithë ata që kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate