1/12/2026 3:50:40 PM

Osmani falënderon Kosta Rikën për mbështetjen e palëkundër ndaj Kosovës

Duhet të lexoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Kosta Rikën për mbështetje të palëkundur të shtetit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Kosta Rika, është takuar edhe me presidentin e deritanishëm të këtij vendi, Carlos Alvarado Quesada.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, e ka falenderuar Alvarado Quesadan për mbështetjen e palëkundur të Kosta Rikës ndaj Kosovës.

“Mbrëmë në San Jose, bashkë me liderë të tjerë botërorë, u pritëm nga Presidenti i deritanishëm i Republikës së Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada. Presidentin e falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për pavarësinë tonë, si dhe për përkushtimin aktiv për t’i forcuar lidhjet tona me Amerikën Latine dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka treguar për takimin e saj me presidentin e Kosta Rikës, Rodrigo Chaves, në kuadër të vizitës së saj në këtë vend.

“Kisha nderin e veçantë që si përfaqësuesja e parë e popullit të Kosovës që viziton Kosta Rikën. Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës që njohën pavarësinë tonë qysh në ditën e parë të shpalljes, më 17 shkurt, pikërisht kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kosta Rika

Gjatë takimit janë diskutuar marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë dhe si dhe politikën e jashtme.

Osmani në kuadër të vizitës së saj në Kosta Rika është takuar të dielën, me Uzra Zeya, Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Administratën e Presidentit, Joe Biden.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Kosta Rika

Me nënsekretaren Zeya, Osmani ka biseduar për progresin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci si dhe intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-ShBA.

“Osmani ka folur për themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut si dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë, rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat”, thuhej në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.

E para e vendit ka theksuar se Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët e saj në mbrojtjen e vlerave demokratike.

Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 4 majit, ka udhëtuar fillimisht në Panama, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën zyrtare në Kosta Rikë.

Ndryshe, Osmani është shprehur e nderuar që është përfaqësuesja e parë e Kosovës që ka vizituar Kosta Rikën.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate