12/22/2025 8:40:31 PM

Kukësi Arena’ hap dyert sonte për ndeshjen inauguruese

Duhet të lexoni

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga një atmosferë festive këtë fundjavë. E shtuna do të jetë një ditë e shumëpritur për kuksianët, klubin e Kukësit, por edhe për futbollin shqiptar. Pas më shumë se dy vitesh, tashmë shtëpia e re e futbollit kuksian, “Kukësi Arena” është gati dhe do të hapë dyert për futbolldashësit.

Impianti më i ri modern i futbollit shqiptar ka përfunduar dhe do të presë këtë të shtunë ndeshjen e Superiores midis Kukësit dhe Laçit, që starton në ora 20:00. Tashmë kemi edhe një tjetër vepër madhore infrastrukturore të futbollit shqiptar, e ndërtuar falë një investimi 50% të FSHF-së dhe 50% nga qeveria shqiptare.

Stadiumi gumëzhin nga stafi që po bën përgatitjet e fundit në mënyrë që të jetë në gjendje perfekte për të pritur ndeshjen e parë, që do të hapet me nje ceremoni festive, ku do të marrin pjesë edhe personalitete të larta shtetërore dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Interesi edhe nga tifozëria kuksiane është i madh dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot për sfidën e së shtunës. Shumë qytetarë kuksianë kanë vizituar gjatë gjithë ditës së premte mjediset e stadiumit dhe janë surprizuar me këtë vepër gjigande infrastrukturore.

“Kukësi Arena” është tashmë një realitet dhe një impiant ndër më modernët në Shqipëri, pasi ofron kushte dinjitoze për ekipet, tifozët dhe mediat, me hapësira të bollshme dhe të mëdha për të gjitha nevojat që ka një ndeshje futbolli edhe e nivelit ndërkombëtar.

Punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme janë të përfunduara. Impianti, që ka një kapacitet prej 6200 vendesh, siç e kërkojnë procedurat i është nënshtruar testeve të fundit për fushën dhe ndriçimin, që kanë rezultuar pozitive.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate