12/22/2025 6:54:01 PM

Mustafa ‘godet’ VV’në: Rugovën e shpallën tradhtar, për ambasadorin e dhanë aktgjykimin hyjnor

Duhet të lexoni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, me një postim në rrjetin social ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që sipas tij, ishin pikërisht kjo parti që ish-presidentin Ibrahim Rugova e kishin shpallur bashkëpunëtorë të shtetit serb, ndërsa sot e amnistojnë njeriun e tyre, shkruan Gazeta Metro.


Ai tha se presidentin e ndjerë Rugova e etiketuan me etiketat dhe epitetet më të vrazhda që mund të i bëhen dikujt, dhe këtë e bënin pa kurrfarë argumente.

“E shpallën Rugovën tradhtar, antishqiptar e bashkëpunëtor të Serbisë. Fakte për këtë? As s’ju duheshin, as nuk i donin, as s’i kërkonin. Mjaftonte fjala e tyre, gjykimi i tyre ishte hyjnor, i prerë, përfundimtar”, shkroi Mustafa.

Më tutje deputeti i LDK’së thotë se pikërisht janë kjo parti që kanë etiketuar vrazhdë shumë politikanë të vendit.

“Nuk lanë udhëheqës politik, ministër, deputet, kryetar komune, etj. pa i shpallur hajna, të korruptuar, mashtrues. Fakte? S’ju duheshin. Mjaftonte që këta kishin vendosur dhe pikë. Aktgjykim hyjnor, pa të drejtë sqarimi”, shkroi ai.

Ish-ministri përmendi edhe rastin e fundit ku ambasadori i Kosovës në Kroaci është përfshirë në një skandal financiarë në Slloveni, dhe sipas tij vetëm me një fjalë goje po mbyllet kjo çështje për ta.

“Ambasadori përflitet në Slloveni për transaksione të dyshimta përmes kompanisë së tij energjetike në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Slloveni. E gjitha kjo në kohë krize energjetike në Kosovë. “Ne i besojmë fjalëve të ambasadorit”. Mbyllet tema! Aktgjykim hyjnor”, shkroi deputeti i LDK’së


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate