Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, rrëfen se ka jetuar ditë të vështira pas eliminimit sensacional të skuadrës së tij nga çerekfinalet e Champions League, në duart e Villarrealit:
“E di që gjithmonë do të marr kritika nga të gjitha anët, është normale dhe mund t’i përballoj. Por kur merr 450 kërcënime me vdekje në Instagram, nuk është e lehtë, – janë fjalët e trajnerit ende 35-vjeçar të bavarezëve.
– Që njerëzit duan të më vrasin është një gjë, le të më fajësojnë mua, por jo nënën, që nuk i intereson futbolli. Nuk e kuptoj, njerëzit sapo fikin televizorin harrojnë mirësjelljen dhe mendojnë se janë të vetmit që kanë të drejtë. Kjo është çmenduri".
Nagelsmann, megjithatë, përjashton marrjen e masave ligjore: "Unë kurrë nuk do ta bëja këtë në rolin që kam. Marr kërcënime me vdekje pas çdo ndeshjeje, nëse fitojmë apo humbim.
Unë marr më shumë kërcënime kur luajmë me tre mbrojtës sesa me katër dhe padyshim disa më shumë nëse humbim".