12/18/2025 5:07:43 PM

Domethënia e Pashkëve; Ringjallja e Jezusit dhe shenja e Kryqit si simbol shpëtimi

Duhet të lexoni

Nesër, katolikët e të gjithë botës festojnë Pashkët. Ne po ju njohim më shumë mbi këtë festë të madhe fetare, kur të krishterët i lumturohen Ringjalljes së Jezusit. Duhet saktësuar se është një festë “e lëvizshme”, që do të thotë se bie në ditë të ndryshme në varësi të vitit dhe me dallime mes kalendarit katolik, ortodoks dhe hebre.

Kur iu referohemi traditave në lidhje me Pashkën, në mendje na vjen veza e kuqe, një veçori tipike e kremtimit të kësaj feste. Dhe në të vërtetë, veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën, në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë si dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u gozhdua në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.

Kryqi, pra, u bë simboli i vet Krishtit, Zot e Shpëtimtar. Simbol nga i cili dridhen demonët. "Kryqi, ruajtësi i gjithë botës; Kryqi, bukuria e Kishës; Kryqi, fuqia e mbretërve; Kryqi, mbështetja e besimtarëve; Kryqi, lavdia e engjëjve dhe plaga e demonëve".

Para mëse njëzet shekujsh, Kryqi ishte mjet i dënimit poshtërues dhe i vdekjes së frikshme. Romakët dënonin me kryqëzim kriminelët më të mëdhenj. Sot, Kryqi mbizotëron në të gjithë jetën e besimtarëve të krishterë, në të gjithë jetën e Kishës si mjet flijimi, shpëtimi, gëzimi, shenjtërimi dhe hiri Hyjnor.

Siç shkruan Shën Gjon Krisostomi (Gojarti), "ky simbol i mallkuar dhe i neveritshëm i dënimit më të rëndë, tani është bërë i dashur dhe i shtrenjtë". E sheh Kryqin e Krishtit kudo. "Në Tryezën e shenjtë, në Liturgjinë Hyjnore; në shtëpitë, në tregjet, në shkretëtirat dhe në rrugët; në detet, në anijet dhe në ishujt; në krevatet dhe në veshjet; në martesat, në gostitë, në enët e arta dhe të argjendta; në stolitë dhe afresket… Kaq i shtrenjtë u bë për të gjithë kjo dhuratë e mrekullueshme, ky hir i papërshkruar".

Dhe në fakt, ngado që të hedhësh vështrimin, brenda dhe jashtë kishës do të shikosh shenjën e Kryqit. Si simbol skematik, i dukshëm, por edhe si gjest i shenjtë. Shenja e Kryqit mbizotëron në jetën e Kishës.

Po, përse? Sepse, që atëherë, kur mbi Kryqin u mbërthye dhe vdiq për shpëtimin e botës vetë Hyji, Zoti Jezu Krisht, ky mjet i dënimit u bë mjet i shpëtimit. "…Nuk është më masë dënimi, por trofe i shpëtimit tone”, – thotë një himn urate. Objekti e simboli i turpit u bë lavdia e Kishës dhe e besimtarëve.

Simboli i mallkimit u bë "shpërblesë e mallkimit të lashtë". Druri i vuajtjes dhe i vdekjes u bë "shenjë e gëzimit" dhe "thesarmbajtës i jetës". Të gjitha këto, ngaqë mbi drurin e Kryqit të Krishtit, bashkë me trupin e Tij të pacënuar, Zoti mbërtheu edhe mëkatet tona. Siç shkruan shën Pali Apostull, na fali "të gjithë fajet; duke shuar dëftesën paditëse që ishte kundër nesh…, duke e mbërthyer atë mbi kryq".

Kryqi i Krishtit na pajtoi me Atin Qiellor, nga i Cili na kishte ndarë djalli duke mashtruar njerëzit e parë. Kryqi i Krishtit na hapi Mbretërinë e Qiejve, pasi deri në kryqëzimin e Tij, Djalli përpinte në mënyrë të pangopur, madje, edhe të drejtët.

Prandaj Kryqi ka kaq fuqi edhe hir; fuqinë dhe hirin e Krishtit, që, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të paimagjinueshme te Kryqi i Tij i nderuar, siç na e thotë me urtësi edhe himnologjia: "Kryqi yt, o Zot, edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor; edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit tonë…"


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate