12/31/2025 11:26:32 AM

Tuchel: Transferimi i Lukakut nuk shkoi siç duhet

Duhet të lexoni

Thomas Tuchel është shprehur se nuk ka funksionuar siç duhet transferimi Romelu Lukakut nga Inter.

Blutë pësuan një humbje 3-1 ndaj Real Madridit në Stamford Bridge në mesjavë, një rezultat që pothuajse konfirmon daljen e tyre nga kompeticioni. Skuadra e Tuchel tani do të duhet t’i mposhtë “Los Blancos” me tri gola ose më shumë nëse dëshiron të arrijë në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, megjithëse dy gola do të mjaftonin për ta çuar lojën në kohën shtesë.

Duke folur për La Repubblica, Tuchel diskutoi fillimisht për reagimin e tij pas humbjes 3-1 ndaj Real Madridit.

“Isha zgjuar gjithë natën pas ndeshjes. E pashë ndeshjen në TV. Por, isha aq i zemëruar sa, herë pas here, më duhej të bëja një pushim në kuzhinë”, theksoi 43-vjeçari.

Trajneri gjerman më pas dha mendimin e tij për Lukakun dhe sugjeroi se ish-lojtari i Interit nuk mund të fajësohet.

“Romelu ka një shqetësim në tendinën e tij të Akilit, por ne duhet të kapërcejmë lodhjen, përfshirë lodhjen mendore. Unë e dua këtë klub dhe lojtarët. Nuk mund të fajësojmë Romelu-n. Meqë ra fjala, ai hyri në lojë kur rezultati ishte 1-3, edhe pse më pas humbi një rast të mirë. Lukaku nuk na destabilizoi. Ai është profesionist dhe së fundmi është duke u stërvitur shumë mirë. E blemë sepse besuam dhe besojmë në të. Sigurisht që deri më tani ‘martesa’ nuk ka shkuar mirë”, shtoi ai, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Tuchel diskutoi të ardhmen e Jorginhos dhe N’Golo Kante dhe vuri në dukje se situata e Roman Abramovich nuk ka ndikuar masivisht në skuadër.

“Kontratat e Jorginhos dhe Kantes do të skadojnë këtë vit, njëjtë edhe e Rudiger. Shpresoj që kjo çështje të rregullohet shpejt. Situata me Abramovich nuk po na destabilizon”, përfundoi ai. /Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate