Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi zhvilloi një bisedë me të rinjtë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste ka zhvilluar bashkëbisedim me të rinjtë.
Gjatë fjalës së saj në panelin për teknologjinë dhe inovacionin ministrja nuk i ka kursyer gafat, teksa ka kërkuar falje për diellin e “tepruar” .
Në mbyllje të fjalimit ajo ka falënderuar panelistët, ndërsa u ka kërkuar dhe ndjesë sepse dielli sipas saj ishte i “tepruar”.
“Kështu që unë do ta mbyll me kaq. Falënderoj penalistët dhe ndjesë për diellin e tepruar, por ja keni dalë më së mirë. Të rinjtë sot kanë marrë një mesazh dhe kanë mësuar disa gjëra të reja” u shpreh ajo.