1/24/2026 12:13:24 AM

Më i shpejti në histori, zbulohet topi unik i Botërorit të Katarit

Duhet të lexoni

Ofron shpejtësi, saktësi dhe qëndrueshmëri në lojërat më intensive, duke ruajtur formën maksimale, saktësinë e ajrit dhe rikthimit. Përbëhet nga lëkurë poliuretani, ka teksturë dhe formë inovative me 20 panele që përmirësojnë saktësinë, qëndrueshmërinë dhe rrotullimin e topit në ajër. Kjo falë teksturave makro dhe mikro, si dhe kundër-relievit të sipërfaqes.

“Adidas” ka zbuluar “Al Rihla” si topin zyrtar të Kupën e Botës “Katar 2022”. Ky është topi i 14-të radhazi që “Adidas” ka prodhuar për Botërorin e FIFA-s. Ai është projektuar për të përballuar shpejtësinë maksimale të ndeshjeve, pasi udhëton në ajër më shpejt se çdo top tjetër në historinë e kompeticionit.

“Al Rihla” është topi i parë i Kupës së Botës i bërë ekskluzivisht me bojëra dhe ngjitës me bazë uji. “Al Rihla” do të thotë "udhëtim" në arabisht dhe merr frymëzim nga kultura, arkitektura, anijet ikonë dhe flamuri i Katarit. Ngjyrat e theksuara dhe të gjalla në një sfond margaritar përfaqësojnë vendin pritës të Kupës së Botës dhe shpejtësinë në rritje të futbollit.

32 teams. 1 ball to make their dreams a reality ?

Introducing Al Rihla, the #OfficialMatchBall of the 2022 #WorldCup

The countdown to Qatar starts now#Qatar2022 | @adidasfootball pic.twitter.com/LauuuVSO8h

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) March 30, 2022

“Futbolli po bëhet gjithnjë e më i shpejtë dhe me rritjen e shpejtësisë, saktësia dhe qëndrueshmëria në ajër bëhen jashtëzakonisht të rëndësishme, – tha Franziska Löffelmann, drejtore e dizajnit, grafikës dhe pajisjeve të futbollit në “Adidas”.

– Dizajni i ri lejon që topi të ruajë shpejtësi shumë më të madhe kur udhëton në ajër. Duke u nisur drejt ngjarjes më të madhe sportive në planet, ne vendosëm ta bëjmë të pamundurën të mundshme me inovacion radikal dhe të krijojmë topin më të shpejtë dhe më të saktë të Kupës së Botës ndonjëherë, deri me sot".

Prezantimi do të shënojë fillimin e udhëtimit të “Al Rihla” nëpër dhjetë qytete anembanë botës; duke përfshirë Dubain, Tokion, Mexico City dhe New York etj. Ai do t’i shfaqet publikut përmes legjendave si Iker Casillas, Kaká, Farah Jefry dhe Nouf Al Anzi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate