3/2/2026 4:47:13 PM

Vlahovic i afrohet Juves, tërbohen tifozët vjollcë: Respekti nuk fitohet me gola, gungaç mu*i…

Duhet të lexoni

Dusan Vlahovic mund të largohet nga Fiorentina në këtë seancë merkatoje dimërore. Fiorentina ka vendosur një shifër për serbin, që nuk pranon të rinovojë, dhe Juventusi po mendon të bëjë ofertë në ditët në vijim.

Vetëm lajmi i tërboi tifozët më të zjarrtë vjollcë, të cilët shfaqën një pankartë jashtë stadiumit të tyre. Një baner pa ekuivoke, që duket se tashmë sanksionon lamtumirën. Një pjesë e tifozëve, ajo që përfaqëson zemrën e mbështetësve të Fiorentinës, tashmë i kanë dhënë lamtumirën Dusan Vlahovic.

Sulmuesi i talentuar serb i ka refuzuar të gjitha propozimet për rinovim, që i ka bërë presidenti Commisso. Përfaqësuesit e tij i kanë thënë “jo” Arsenalit dhe mesa duket nuk i janë përgjigjur as Tottenhamit.

Vlahovic, golashënuesi më i mirë në Serie A (bashkë me Ciro Immobile), dëshiron vetëm Juventusin, klub që e ka tërhequr prej disa kohësh. Marrëveshja ekonomike mes palëve tashmë është gjetur. Vlahovic pritet të fitojë 7 milionë euro neto në sezon, plus bonuse.

Tani klubi bardhezi do të përpiqet të bindë Fiorentinën, gati ta shesë lojtarin, por nuk dëshiron të bëjë zbritje. Zyrtarisht, Commiso kërkon 70 milionë euro, por ndjesia është se me 60 milionë gjithsej negociatat mund të mbyllen, me vjollcët që nuk pranojnë homologë teknikë.

Lamtumira e Vlahovic duket se është e afërt dhe tifozët e Fiorentinës, me të cilët ai nuk ka pasur gjithmonë marrëdhënie të relaksuara, i kanë marrë keq lajmet e fundit. Duke pasur parasysh edhe urrejtjen historike që ata kanë me Juventusin, janë shprehur me një pankartë, ku shkruhej: "Respekti nuk fitohet me gola! Vlahovic, gungaç mu*i".

Kësisoji, Vlahovic duket i destinuar të ndjekë rrugën e Chiesa dhe Bernardeschi, të cilët kaluan nga Fiorentina te Juventusi sezonet e kaluara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate