Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në javën e tetë të Superligës së Kosovës në futboll, pasi mposhti 2:0 Feronikelin ’74.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Llugiqi në minutën e 40’të pas një asisti të Albin Krasniqit, shkruan Indeksonline.
Në pjesën e dytë, ekipi kryeqytetas shënoi edhe një gol tjetër për t’i siguruar tri pikë.
Golin për 2:0 në fundin e ndeshjes e shënoi Ngatta Junior.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 13 pikëve, kurse Nikli mbetët në pozitën e fundit me një pikë të vetme./Indeksonline/