10/18/2024 1:23:59 PM

Goditën me shishe në fytyrë Klea Prengën, zbulohet shteti ku fshihen Antonela me motrën e saj

Duhet të lexoni

Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë.

Prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia.

Konflikti, këtë herë virtual, vijon mes palëve, duket se dy motrat janë arratisur në drejtim të Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës.

Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri.

Nga fillimi i gushtit, ku Antonela dhe e motra u shpallën në kërkim, policia nuk ka reaguar në lidhje me ecurinë e hetimeve apo rreth vendndodhjes së tyre.

Por përtej kësaj, një përplasje në rrjete sociale ka nisur midis 24-vjeçares dhe nënës së motrave Berisha, ditët e fundit. Klea Prenga, ka publikuar një koment të Donika Marashit, i bërë më 8 gusht, kur dhe ka denoncuar publikisht sulmin brutal të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe motrës së saj ndaj 24- vjeçares./bw


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Familja e Tupac Shakur punëson një avokat për të hetuar nëse Diddy ka lidhje me vdekjen e tij

Lajmi vjen pas raportimeve se familja e reperit të ndjerë ka ngarkuar një ekip hetuesish për të konstatuar ndonjë lidhje ...

Bledi Mane kritikon ashpër prezantueset shqiptare: Mediokre, dalin në foto në plazh me libra, që nuk i lexojnë kurrë!

Bledi Mane ka kritikuar ashpër prezantueset femra në ekranet shqiptare, duke i cilësuar si mediokre në një intervistë p& ...

Princ Leka sërish baba? Miqtë i zbulojnë sekretin çiftit

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh ta ...

Jetë / Stil

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Është e vështirë të përgjithësohet se sa shpesh duhet t’i lani flokët, por ka disa shenja paralajmë ...

Jeni sëmurë apo jo? Këtë e kuptoni përmes gjuhës, ja si!

Nxjerrja e gjuhës jashtë është një formë përshëndetjeje në Tibet, ndërsa në shumë vende t& ...

Kur do të ndryshojë ora në tetor, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshojë përsëri edhe këtë vit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë ...

Sport

Formula 1 në Shqipëri? Rama: Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 n&eum ...

Shqipëria kërkon tre pikët e radhës ndaj Çekisë, formacionet zyrtare

Kombëtraja e Shqipërisë sot do të luaj ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.Kuqezinjët do të përball ...

Sherr mes shqiptarëve dhe rumunëve, ndërpriten punimet në stadiumin e Barcelonës

Një sherr masiv këtë të premte, ka bërë që të ndërpriten përkohësisht punimet në stadiumin ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate