Elseid Hysaj i është bashkuar Kombëtares shqiptare në grumbullimin e shtatorit për ndeshjet e Ligës së Kombeve si një futbollist i Lacios.
Por në fakt, Hysaj është vetëm në “letër” i tillë, pasi efektivisht, klubi nuk do ta aktivizojë në Serinë A.
Përveç kësaj ai nuk është zgjedhur nga trajneri Marko Baroni për të luajtur me bardhekaltërit edhe në Ligën e Europës
Hysaj mund të përfshihet nga trajneri vetëm për çështje emergjencash që kanë të bëjnë me dëmtimet afatgjata të lojtarëve.