11/25/2024 10:54:48 AM

Ish-diplomati amerikan: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar! Ja politika e SHBA-së për Ballkanin pas zgjedhjeve

Duhet të lexoni

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk e kupton pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se me veprimet e veta, ajo po e bën Qeverinë në Beograd të duket si palë e dëmtuar, diçka që ai nuk ka besuar se mund të ndodhte.

 

Diplomati amerikan i ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë mbylljen e strukturave paralele dhe të degëve të Postës së Serbisë në veri, dhe synimet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas tij, nuk është në interesin e askujt që Kosova të ketë mosmarrëveshje me miqtë e vet.

Në intervistën e realizuar në margjina të forumit të sigurisë, Globsec, të mbajtur në Pragë, Fried ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, dhe për qasjen e SHBA-së ndaj rajonit, varësisht kush fiton zgjedhjet presidenciale amerikane, në nëntor.

Zotëri Fried, Kosova është kritikuar së fundmi nga Perëndimi për hapa të njëanshëm, rreth tentimeve për hapjen e urës mbi lumin Ibër për automjete, për mbylljen e institucioneve paralele, për mbylljen e Bankës së Serbisë në veri të Kosovës. Si i shihni hapat e Qeverisë?

Daniel Fried: I shoh me shumë vështirësi. Pra, nuk e kuptoj pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Kosovës ka arritur disi ta bëjë Qeverinë serbe në Beograd të duket si palë e dëmtuar. Nuk e kam menduar që kjo do të ishte e mundshme, por ajo e ka bërë. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara po shpërfillen dhe përplasja me miqtë e Kosovës nuk është në interesin e askujt.

Kosovarët nuk kanë nevojë që një amerikan t’iu tregojë që disa njerëz brenda administratës [së ish-presidentit amerikan, Donald] Trump kanë simpati të madhe për Serbinë. Nëse Trump fiton, ajo simpati mund të rikthehet. Nuk shoh asnjë arsye për t’i justifikuar politikat e njerëzve që do të vendosnin presion ndaj Kosovës, pa asnjë arsye, dhe ta mbanin komod Serbinë, kur nuk është në interesin e askujt.

Prandaj, veprimet e Qeverisë së Kosovës janë enigmë për mua. Kam lexuar deklarata të Ambasadës amerikane dhe zemërimi vërehet qartë. Sërish, nuk shoh interes.

Nuk është se kam simpati të madhe për separatistët serbë në veri, apo për njerëzit që e kanë bërë urën çështje të nxehtë. E kuptoj zemërimin. Por, ekzistojnë mënyra si të trajtohet dhe si të mos trajtohet kjo temë. E kam në mendje flamurin e Kosovës. Ai flamur është dizajnuar për t’u dukur si flamuri i Bashkimit Evropian. Yjet në flamur përfaqësojnë popullsinë e Kosovës. Ai nuk është flamur amerikan, është kosovar. Është flamur i mrekullueshëm, i cili tregon se Kosova nuk është krijesë e nacionalizimit etnik, por është vend i të gjithë atyre që jetojnë në të. Kjo është pikëpamja amerikane dhe e Bashkimit Evropian. Prandaj, nuk e kuptoj atë që po bën Qeveria e Kosovës.

Qeveria thotë se po shtrin sovranitetin në veri. Perëndimi, me raste, ka thënë se hapat e Qeverisë janë në përputhje me Kushtetutën, por ka kërkuar koordinim për kohën.

Daniel Fried: Këtu është problemi. Kam qenë shumë ngushtë i përfshirë në pavarësinë e Kosovës. Gjatë administratës [së ish-presidentit amerikan, Goerge] Bush, kam qenë njëri ndër avokuesit më të hershëm, dhe kam negociuar me Bashkimin Evropian dhe me shtetet evropiane, prandaj e di historinë aty. Sipas pikëpamjes amerikane, Kosova është shtet sovran, ka të drejta, por duhet t’i shfrytëzojë ato të drejta në mënyrë inteligjente dhe jo vetëm duke marrë qëndrim të guximshëm, dhe që njerëzit tjerë të bëjnë pastaj punën e vështirë për t’u përballur me pasojat.

Objektivi kryesor është pozita e Kosovës në botë, në Evropë dhe shpresoj në të ardhmen edhe në Bashkimin Evropian. Por, kjo duhet të bëhet në një mënyrë që është e qëndrueshme, dhe jo në një mënyrë që krijon mosmarrëveshje mes Kosovës dhe miqve të saj. Në interesin e kujt është kjo?

E përmendet Bashkimin Evropian. Shumica thonë se dialogu mes dy vendeve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka dështuar. Si e shihni këtë, dhe çfarë duhet ndryshuar nën udhëheqësinë e re për ta kthyer atë në binarë?

Daniel Fried: Serbia dëshiron të mbajë një këmbë në Evropë, një këmbë në Rusi, pak lëvizje drejt Kinës. Kjo është lojë e njohur, dhe më duket ide më e mirë që Kosova të mos luajë lojë të ngjashme, por të punojë me Bashkimin Evropian, për të forcuar pozicionin e vet. Po, dialogu mund të ketë vështirësi, mirëpo nëse problemi, sipas Kosovës, qëndron te mosgatishmëria e Serbisë për të pranuar që Kosovën e ka humbur përmes veprimeve të veta, me fajin e vet, atëherë Kosova duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë të qartë se e ardhmja e vet është me Evropën, dhe shpresoj që një ditë edhe në Bashkimin Evropian, ashtu sikurse Serbia, çka ndihmon në minimizim të këtyre problemeve.

A besoni që, siç thuhet, Bashkimi Evropian disi po e përkëdhel Serbinë?

Daniel Fried: Mendoj se veprimet e Kosovës po e vështirësojnë nisjen e një bisede të sinqertë me Beogradin, që do të duhej të ndodhte. Më duket se është në interesin e secilit t’i ndihmojë Qeverisë serbe të kuptojë se ka nevojë të rikalibrojë qasjen e vet, mirëpo edhe kjo po vështirësohet kur të gjithë janë të zemëruar me Qeverinë e Kosovës. Është me rëndësi të them se është e dhimbshme, sepse ne kemi pasur një marrëveshje me Kosovën kur kemi punuar drejt pavarësisë, që kosovarët kanë thënë se do të jetojnë “në përputhje me vlerat e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që na kanë shpëtuar”.

Pikëpamja jonë ka qenë që, në rregull, do ta çojmë përpara çështjen e pavarësisë dhe t’i japim fund administratës së Kombeve të Bashkuara, që qartazi nuk ka funksionuar. Kosovarët për shumë vjet e kanë mbajtur atë fjalë dhe e vlerësoj atë. Kanë bërë shumë punë të mira. Unë e kuptoj edhe zemërimin e Qeverisë aktuale të Kosovës, natyrisht.

Ata po përballen me një histori të mizorive të kryera nga nacionalistët serbë dhe Qeveria serbe në kohën më të rëndë. E kuptoj këtë. Ajo nuk harrohet. Prandaj, ku është mençuria e të dëmtuarit të pozitës tënde, dhe ta bësh Serbinë të duket si palë e dëmtuar? Gjithsesi, më falni për sinqeritetin.

Thoni që nuk e kuptoni çfarë po bën Qeveria. Çfarë atëherë duhet të bëjë? Cila është këshilla juaj për Qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti?

Daniel Fried: Janë shumë evropianë dhe amerikanë që kanë njohuri, dhe janë të zemëruar me lojërat që luan Beogradi. Zemra e problemit nuk është Kosova dhe dëshira për sovranitet dhe pavarësi. Zemra e problemit është që Serbia nuk e njeh Kosovën.

Si duhet të përfundojë dialogu ndërmjet dy palëve?

Daniel Fried: Sido që ta ketë fundin, duhet të ketë njohje reciproke, njohje të Kosovës, si shtet evropian, me të ardhme evropiane, plus – edhe kjo duhet të jetë pjesë e marrëveshjes – që të njihet se serbët në Kosovë nuk janë të huaj, nuk janë jashtëtokësorë të rrezikshëm, të mos ketë asnjë ndonjë element dyshimi apo përbuzjeje, por të shihen si popull përbërës i Kosovës. Është në flamurin e Kosovës.

Dhe, nëse serbët e Kosovës nuk janë rehat me kufirin, përgjigja përfundimtare është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kufiri zhduket. Është brilante, e thjeshtë. Mbani sytë te shpërblimi: një Kosovë e pavarur, në familjen evropiane, me të drejta për të gjithë banorët e Kosovës.

A ka rrezik për destabilizim nëse dy vendet vazhdojnë t’i bëjnë ato që Perëndimi i konsideron veprime të njëanshme?

Daniel Fried: Po. Nëse ekzistojnë provokime, ato mund të prodhojnë pasoja të këqija. Preferoj që Kosova të ndjekë implikimet e flamurit të vet, duke pasur model atë të BE-së.

A ka ndikim rus në rajon?

Daniel Fried: Natyrisht.

Si shtrihet ky ndikim?

Daniel Fried: Kremlini ushqehet me kaos dhe zënka. Nuk e kam studiuar këtë çështje vetë, por nuk dyshoj që dezinformatat ruse, ueb-faqet e rreme, janë duke i rritur tensionet. Për ta ka logjikë, që rusët të nisin thashetheme për kinse mizoritë e Kosovës kundër serbëve, apo për kinse sulmet e reja të serbëve ndaj kosovarëve, vetëm me qëllim të rritjes së tensioneve. Këtë e duan.

Mënyra më e mirë për ta luftuar këtë ndikim?

Daniel Fried: E vërteta dhe proceset politike, që nënkupton që kur ka thashetheme, Qeveria e Kosovës thërret njerëzit e vet, që u beson, dhe që mund të punojnë me komunitetin serb, për t’i treguar që ato që dëgjon nuk janë të vërteta. Apo, që komuniteti serb të mund t’i thërrasë kosovarët dhe t’i pyesë së çfarë po ndodh dhe ta marrin vesh shpejt të vërtetën. Është më e lehtë ta thuash, sesa të veprosh, apo jo? Por, mund të bëhet.

Si e keni parë vizitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns në rajon?

Daniel Fried: Nuk i di hollësitë e vizitës, e njoh Burnsin për shumë vjet. Ai është person i mençur dhe i kujdesshëm. Ai është praktik, i qetë, u qaset thellësisht problemeve. Kam shumë besim në të.

A e njihni të dërguarin e ri amerikan për Ballkanin, Alexander “Sasha” Kasanof. Çfarë mund të pritet prej tij?

Daniel Fried: Natyrisht që e njoh. Është njeri solid. Këta janë njerëz, me të cilët kam punuar për vite. Janë diplomatë të mençur, me përvojë. Janë të regjur, dhe do të tregojnë kreativitet në taktika, në shërbim të synimit strategjik që tentova të shpalos.

Për fund, na tregoni dy skenarët për Ballkanin Perëndimor, nëse fiton kandidatja e demokratëve Kamala Harris dhe nëse fiton kandidati i republikanëve, Donald Trump për president të SHBA-së?

Daniel Fried: Administrata e kaluar Trump është dukur e favorshme drejt Serbisë dhe jo për arsye të drejta. Për arsye të njëjta duket se e ka pasur një vend të ngrohtë për [presidentin rus, Vladimir] Putinin. Nuk e kuptoj. Për arsye të njëjta duket se ka qenë përçmuese, nëse jo armiqësore, ndaj Bashkimit Evropian dhe e prirë për veprime të njëanshme, që nuk mendoj se është politikë e mençur dhe as nuk është produktive.

Një administratë e Harrisit do të ishte më e gatshme për bashkëpunim me Evropën, me qëllim që t’i ndihmojë Kosovës të sigurojë njohjen e plotë në Evropë, dhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe që të gjejë vendin e vet në Bashkimin Evropian.

Duke gjykuar ekipin e saj, të paktën Phil Gordon, e njoh shumë mirë për ta ditur që aty do të ishte pika fillestare dhe shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’ia lehtësonte dhe jo vështirësonte punën. Nuk është e lehtë, sepse Serbia e ka një politikë të revanshizmit, shfrytëzimit të elementëve nacionalistë dhe ndjenjën e viktimizimit, ndonëse ajo ka qenë e padrejtë ndaj tjerëve. Pra, Serbia ka punë të madhe për të bërë, por tani Kosova po e vështirëson situatën edhe më shumë. /REL

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Xuxi, Vullnetit: Boll burrë ke dalë, hallall të qoftë që u puthe me Gresën

Xuxi e ka biseduar me Vullnetin puthjen që ky i fundit e shkëmbeu me Gresën.Ai i tha Vullnetit se “boll burrë ke dalë q ...

“Me ta kallë krejt lojën”, Gresa dhe Vullneti bëjnë planin e ri

Gresa e Vullneti kanë biseduar për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.Ai i propozoi Gre ...

Jetë / Stil

Nuk është paraja! Studimi i fundit tregon se çfarë i bën njerëzit të lumtur

“Jemi kafshë sociale”, thoshte Aristoteli mijëra vjet më parë. E jeta nuk ka ndryshuar shumë që atëher& ...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënju ...

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Sport

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...

Liverpooli shënjestron dy sulmues për ta zëvendësuar Salahun

Mohamed Salah ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës në “Anfield” dhe Liverpooli ka shënjestruar ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate