Mirlind Daku ishte një nga më të mirët te Rubin Kazan, në ndeshjen e luajtur ndaj Khimki. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dhuroi në asist, në humbjen 2-3 në kampionat.
Në të 45-tën, ylli kuqezi përktheu në gol një penallti, duke dërguar në festë tifozërinë.
Në të 65-tën, ai dha një asist për Jukic. 26-vjeçari u përgjigjet në mënyrë perfekte diskutimeve të shumta të bëra së fundmi në Rusi për të, pas zhurmës së madhe të Europianit.