9/18/2025 9:12:56 PM

Nuk ka paqe mes ish-çiftit të famshëm! Angelina Joli akuza të reja ndaj Brad Pitt

Duhet të lexoni

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, ka hedhur akuza të reja ndaj ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt. Ajo pretendon se ky i fundit po përpiqet t’a bëjë të heshtë.

Në disa dokumente gjyqësore të dërguara në gjykatë, avokatët e yllit të “Maleficent” pretendojnë se aktori i famshëm po e shtyn Jolie drejt nënshkrimit të një marrëveshje heshtjeje, sipas “People”.

Ekipi ligjor i aktores tha se bëhet fjalë për një marrëveshje që e detyron yllin e “Fight Club” të mos zbulojë një informacion, të cilin avokatët e Pitt e kanë cilësuar si “të gjerë dhe ndërhyrës” në një dosje të veçantë.

Çifti, i cili ka qenë i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2019, duket se kanë vijuar me betejën ligjore për një kantinë vere franceze të quajtur “Château Miraval”. Në vitin 2022, aktori paditi ish-in e tij për shitjen e aksioneve të saj, duke pretenduar se ajo kishte shkelur një marrëveshje që asnjëri nuk mund ta shiste nëse tjetri nuk e miratonte. Në dokumentet e fundit të gjykatës, avokatët e Jolie pretendojnë se aktorja “nuk po vepronte me keqdashje dhe me qëllim për të lënduar Pitt” kur ajo shiti pjesën e saj të “Miraval” në vitin 2021.

“Në vend të kësaj, ishte Pitt ai që refuzoi të blinte pjesën e saj, nëse aktorja nuk nënshkruante një marrëveshje prej 8.5 milionë dollarësh, që e detyron atë të heshtë për abuzimet e aktorit,” thonë avokatet e Jolie.

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i yllit të “Moneyball” pretendon më tej se “komunikimet e tij private me palët e treta” nuk kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet financiare mbi punishten e verës dhe e akuzojnë Jolie-n se po përpiqet që “ta kthejë këtë çështje biznesi në një rigjykim për ish-çiftin.”

Çifti i famshëm u nda në shtator të vitit 2016, pas një udhëtimi familjar me avion nga Franca në Los Angeles, ku Angelina pretendonte se Pitt ushtroi dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate