9/19/2025 5:52:53 AM

Spanjë-Angli, bota e futbollit mban sot frymën!

Duhet të lexoni

E gjithë bota e futbollit mban frymën për finalen e madhe të EURO 2024, mes Anglisë dhe Spanjës. Berlini është kryeqendra e futbollit të dielën, kur në orën 21:00 dy gjigantët e futbollit botëror përballen me synim fitoren e trofeut.

Spanja kërkon ndaj Anglisë rekordin pasi mund të shpallet kampione e Europës për herë të katërt në histori më shumë se çdo skuadër tjetër. Ndërsa Anglia që luan finalen e dytë radhazi në Evropian do të bëjë historinë pasi është në kërkim të triumfit të parë në kontinent. Në ishull finalja po pritet si një eveniment i historik, ndërsa e hëna është parashikuar të jetë pushim edhe për të gjithë punonjësit. Emocion të madh ka edhe në Shtëpinë Mbretërore angleze. Shumë personalitete priten të jenë të pranishëm në stadium, duke përfshirë Princin Uilliam dhe familjen e tij.

Të dyja skuadrat vijnë në finalen e së dielës në Berlin nga dy ndeshje thuajse të njëjta në gjysmëfinale. Spanja me përmbysje mundi 2-1 Francën ndërsa edhe Anglia po me përmbysje dhe po me shifrat 2-1 nxori jashtë loje Holandën.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri francez, François Letexier, 35 vjeç. Letexier do të bëhet arbitri më i ri ndonjëherë që gjykon finalen e Kampionatit Evropian, një privilegj që francezi duket se po e shijon.

“Sigurisht, është një nder i madh dhe një kënaqësi e madhe që jam caktuar për këtë ndeshje”, tha ai. “Ishte një surprizë, sepse thjesht jam përpjekur të qëndroj i fokusuar dita ditës gjatë gjithë turneut dhe nuk prisja diçka kaq të madhe”.

Një ditë para finales ka kohë edhe për të festuar ditëlindjen e një 17 vjeçari tashmë që ka mahnitur të gjithë këtë evropian. Lamine Yamal mbushi këtë të shtunë 17 vjeç, një ditëlindje ëndrrash.

“I kam thënë nënës time se nëse fitojmë Evropianin nuk dua asnjë dhuratë. I kam kërkuar vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid, së bashku me shokët e mi të skuadrës. Kjo është e gjitha”, ka thënë ai.

Përballjet e fundit mes Spanjës dhe Anglisë janë në Ligën e Kombeve edicioni 2018-2019 ku Spanja fitoi në Londër ndërsa Tre luanët fituan në Sevilla. Në total Spanja dhe Anglia janë përballur 27 herë me njëra tjetrën nga të cilat Anglia ka fituar 13, Spanja 10 dhe 4 janë mbyllur në barazim. Por në fazat finale të Evropianëve në dy përballje në 1996-tën dhe 1980 triumfues kanë dalë anglezët. Finalja e Euro 2024 luhet në Olimpiashtadion të Berlinit stadium në të cilin Italia u shpall kampione Bote në 2006-tën e Barcerlona fitoi Champions League në 2015-tën.

Spanjë: Simón; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri, Olmo; Yamal, Morata, Williams

Angli: Pickford; Walker, Stones, Guéhi; Saka, Mainoo, Rajs, Shaw; Bellingham, Foden; Kane


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate