9/20/2025 5:16:51 PM

Behrami: Shaqiri meriton trajtim të veçantë

Duhet të lexoni

Behrami vazhdon të shkruajë kolumne për gazetën e madhe zvicerane “20 Minuten”. Kolumnja e radhës e ish-mesfushorit të Zvicrës u publikua të dielën pasdite.

Behrami, që i ka 83 ndeshje për Zvicrën dhe kishte karrierë të madhe në nivel klubesh, ka shkruar sërish për Xherdan Shaqirin.

Por fillimisht ka analizuar paraqitjen e Zvicrës në miqësoren e së shtunës ndaj Austrisë, që përfundoi 1:1.

Sipas Behramit, Zvicra gjatë gjithë kualifikimeve nuk kishte ide apo koncept. Dhe tani e ka një koncept që po funksionon.

“Ishte barazim jospektakolar dhe lojtarët ende nuk janë 100 për qind. Por unë jam optimist para Evropianit. Gabimi i bërë te goli i pranuar mund të analizohet lehtë. Dhe është më mirë që u bë tani se gjatë Evropianit. Zvicra u kthye pas golit, mori kontrollin në lojë dhe krijoi shumë mundësi të mira. Një gjë, megjithatë, ka munguar thuajse plotësisht – pasimi i fundit, që këto situata të shndërrohen në top-raste apo edhe gola”, ka shkruar Behrami, që pasi i dha fund karrierës ishte i angazhuar edhe si analist televiziv.

Fjala e tij vazhdon të ketë ndikim të madh në futbollin e shtetit helvetik.

Shaqiri nuk u paraqit në përbërjen bazë të Zvicrës dhe Behrami ka shkruar se mungesa e tij ishte e dukshme.

Shaqiri nuk ishte në përbërjen bazë të shtunën dhe qartë se kreativiteti i tij, momentet brilante, kanë munguar. Me lëndimin e Zuberit, Shaqiri mund të jetë startues në ndeshjen hapëse. Nevojitet Shaqiri në intensitetin më të lartë dhe në një plan të lojës ku ai nuk duhet të punojë në defansivë. Është shumë e rëndësishme që Shaqiri të jetë në disponim të mirë. Dhe këtu dalin në pah aftësitë e komunikimit të Murat Yakinit. Xherdani e meriton të trajtohet veçantë, që të ketë shkëmbime për rolin dhe planet me të në Gjermani”, ka shkruar tutje Behrami. 

Granit Xhaka e Ardon Jashari janë dy lojtarët e tjerë shqiptarë të Zvicrës në “Euro 2024”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate