9/20/2025 3:02:09 PM

Berisha i PDK-së i dërgon letër presidentes Osmani: Ofroni dorëheqje dhe mos e pranoni Asociacionin

Duhet të lexoni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i ka dërguar letër presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, të cilës ia ka kërkuar dorëheqjen, sipas tij, për të mirën e Kosovës.

Berisha përmes kësaj letre i ka kërkuar shefes së shtetit që të ndërmarrë masa, pasi kryeministri i Kosovës tashmë e ka pranuar Asociaicionin që i jep kompetenca ekzekutive këtij mekanizmi, e që është në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit.

“Në këto momente të rëndësishme dhe të vështira për vendin tonë, është e domosdoshme që të marrim vendime të mençura dhe të guximshme për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Me këtë letër, dua të bëj një propozim të rëndësishëm dhe urgjent që lidhet me situatën aktuale politike dhe veprimet e qeverisë së Albin Kurtit. Siç deklaruat edhe ju, nga procesi i dialogimit, tashme qeveria e kryeministrit Kurti e ka pranuar asociacionin si bashkësi e komunave serbe, me statutin që i jep status autonomie teritoriale dhe politike me kompetenca ekzekutive, një hap që bashkë me pikën 7, të Planit franko-gjerman për eksteritorialitetin e objekteve religjioze, konsiderohet një kërcënim serioz për integritetin territorial dhe unitetin e vendit tonë. Ky veprim është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës dhe përbën një rrezik të madh për të ardhmen tonë si shtet sovran dhe i pavarur”, thekson Berisha në këtë letër.

Përveç kësaj, Berisha i ka kërkuar dorëheqjen presidentes Osmani, për siç ka thënë ai, do të shërbente si mesazh kundër pranimit të Asociacionit.

“Për të mirën e Kosovës dhe për të ruajtur parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, unë propozoj që Ju, Presidente, të ofroni dorëheqjen tuaj. Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë. Nëse nuk ndërmerrni këtë hap të guximshëm, do të konsideroheni bashkëfajtore në këtë proces, veçanërisht pas dërgimit të letrës nga Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në Këshillin e Ministrave të BE-së, e cila mund të interpretohet si një mbështetje për këto veprime të qeverisë”, thekson ai.

Sipas tij, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të treguar përkushtimin ndaj Kosovës, është jetike që Osmani të distancohet nga këto vendime dhe të ndërmarr hapin e dorëheqjes.

“Ky do të ishte një akt patriotik dhe një dëshmi e qartë e angazhimit tuaj për sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë”, ka përfunduar Berisha. EOLICO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate