9/18/2025 12:05:31 PM

Publikohet lista e Kombëtares me emrat e 26 lojtarëve për Kampionatin Europian!

Duhet të lexoni

Shqipëria është gati për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë mbyllur me sukses përgatitjet në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore në “Haladas Sportkomplexum” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.

Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë marrë vendimin përsa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian. Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është gati për të dhënë maksimumin. Pavarësisht se nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në fushë portieri Simon Simoni do të udhëtojë me ekipin drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Zgjedhjet e trajnerit Silvinjo: Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

Kombëtarja shqiptare paraditen e sotme ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në Stegersbah të Austrisë, ndërsa kuqezinjtë në orën 16:00 do të udhëtojnë nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit për të mbërritur në mbrëmje në Dortmund në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate