9/18/2025 1:38:30 PM

2.87 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës, punimet të ndara me lote

Duhet të lexoni

Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë, do të kushtojë rreth 2.87 mld lekë, pa TVSH apo 0.46 mld lekë më pak se fondi limit i vënë në dispozicion që ishte rreth 3.33 mld lekë.

Punimet në këtë aks rrugor do të kryhen të ndara në dy lote e për pasojë Autoriteti Rugor Shqiptar zhvilloi 2 tenderë të ndarë për secilin prej tyre.

Faza e parë u fitua nga konsorciumi i dy kompanive e më konkretisht, Bami Holding dhe Curri, me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH.

Ndërkohë që, tenderi për fazën e dytë është fituar nga bashkimi i 3 operatorëve, që janë “Elmazaj Konstruksion”, “Ndërtimi” dhe “ Ndregjoni”. Oferta e tyre arrin në rreth 1.49 mld lekë.

5 km e parë ku do të ndërhyhet për zgjerimin e këtij aksi përfshijnë segmentin nga Tirana deri në mbikalimin e Rinasit, ndërkohë që për pjesën tjetër të autostradës deri më tani nuk është përcaktuar ende se kur do të ndërhyhet.

Sipas afateve të njoftuara rruga e zgjeruar do të duhet të jetë gati 1 vit e gjysmë nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Paralelisht, për të aksesuar Durrësin do të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa. Edhe për këtë këtë aks rrugor pak ditë më parë u shpall kompania fituese për loti 1, teksa oferta kapte një vlerë prej rreth 568 mln lekë, pa TVSH.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate