Bukayo Saka është lojtari kryesor i Arsenalit këtë edicion.
Talenti i madh anglez ka marrë rolin e liderit në repartin ofensivë të Topçinjve në mungesë të Pierre Emerick Aubameyang.
Shkëlqimi i tij ka bërë që ai të jetë në krye të dëshirave të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Shkëlqimi i tij ka bërë që ai të jetë në krye të dëshirave të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
20-vjeçari ka qenë fantastik këtë edicion ku në 22 paraqitje ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Edhe pse Klopp ëndërron transferimin e tij, vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi Saka shihet si e ardhmja e klubit nga drejtuesit e Arsenalit.