Një mosmarrëveshje ndërmjet fëmijëve, ka çuar në përdorim të dhunës fizike ndërmjet dy burrave në Prishtinë,
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Ulpianë, Prishtinë 02.01.2022 – 15:02. I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve”, ka njoftuar policia.
Policia ka arrestuar dy gra, pasi të njëjtat kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërkaq i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar ka ikur dhe gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.