Pas barazimit në xhiron e kaluar kundër Freiburgut, Bayern Munichu i është rikthyer fitores në Bundesliga.
Kampioni gjerman, Bayern Munichu e ka mposhtur sot me rezultat bindës 5:2 si mysafir skuadrën e Darmstadt, raporton KosovaPress.
Golat për Bayernin i shënuan Musiala (minuta e 36’ dhe 64’), Kane (minuta e 45+1’), Gnabry (minuta e 74’) dhe Tel (minuta e 90+3’).
Ndërkaq, te Darmstadt golashënues ishin Tim Skarke (minuta e 28’) dhe Oscar Vilhelmsson (minuta e 90+5’)
Me fitoren e sotme, Bayerni ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, shtatë sosh larg vendit të parë, Bayer Leverkusenit.
Në anën tjetër, Darmstadt zë vendin e fundit në tabelë me 13 pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 5:2 në favor të Bayernit.