Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar varrezat e tre fëmijëve që u mbytën në lumin Ibër pasi u ndoqën nga disa të rinjë të komunitetit serb.
Kurti ka thënë se ajo që ka ndodh ka ndodhur në një kohë e kontekst me përplot paqartësi për të ardhmen e vendit, pas luftës për të cilën plagët e kujtimet ishin ende shumë të gjalla teksa drejtësia për krimet, vuajtjet e dëmet e përjetuara nuk shihej asgjëkundi, raporton Ekonomia Online.
Kosova nuk kishte përgatitjen institucionale që ka tani për të parandaluar apo depërshkallëzuar situatën. Vendi ishte nën administrim total ndërkombëtar. Polica e Kosovës që atëherë quhej Shërbimi Policor i Kosovës, përbëhej nga trupa që nuk ishin të pajisur për trazira të tilla. E megjithatë, disa pjesëtarë të Policisë treguan guxim duke rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar e mbrojtur serbë në shumë qytete dhe fshatra”, ka thënë ai.
“Qindra persona u plagosën, përfshirë këtu pjesëtarë të policisë vendore dhe asaj ndërkombëtare, qindra prona private e objekte të ndryshme u shkatërruan ose dëmtuan përfshirë edhe dhjetëra objekte kulturore dhe fetare.
Hakmarrja dhe reagimi për ngjarjet e marsit u përcoll edhe në anën tjetër të kufirit, në Serbi. Dhunë pati në qytetet e Nishit dhe Novi Sadit. Shënjestër ishin shqiptarët dhe grupet tjera të pakicave. Edhe atje u shkaktuan dëme në prona private dhe objekte fetare e kulturore”, ka shtuar kryeministri Kurti.