Mirlind Daku ishte ndër afrimet e fundit që Sylvinho bëri në Kombëtare. Sulmuesi tanimë luan me Rubin Kazan në Rusi, teksa më herët ka qenë pjesë e NS Mura në Slloveni, aty ku ra në sy me golat e tij.
Janë pikërisht këta të fundit që nuk harrojnë se dy vite më parë si sot, Daku nënshkroi me ta. Për Murën, sulmuesi i Kombëtares është ndër më të mirët në histori.
"Saktësisht dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Mura në historinë e saj, nënshkroi kontratë me Mura. Në një sezon e gjysmë, Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 27 gola dhe kontribuoi me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 ai kaloi te Rubin Kazan në Rusi", shkruan ish-klubi i Dakut./dritare.net