Eh dashuria... Sipas shenjës astrologjike që keni ja çfarë mund t’ua shkatërrojë marrëdhënien sentimentale.
Dashi: Energjia. Juve nuk ju pëlqen aspak qetësia dhe jeni gjithë kohës në lëvizje. Në fakt kjo gjë mund ta lodhë partnerin dhe ai mund të largohet.
Demi: Xhelozia. Të qenit shumë posesiv apo xheloz mund të sjellë probleme serioze. Kini më shumë besim tek partneri.
Binjakët: Manipulimi. Në dashuri duhet të jeni të ndershëm dhe transparentë. Po e manipuluat partnerin dhe po e shantazhuat keni për ta humbur.
Gaforrja: Ndjeshmëria. Nëse thoni fjalën e fundit sapo del ndonjë debat, nuk keni për të shkuar larg. Mësoni ta menaxhoni ndjeshmërinë dhe mësoni të dëgjoni me kujdes.
Luani: Autoriteti. Të jesh autoritar mund të shërbejë në punë, por në një lidhje mund të sjellë shkatërrim.
Virgjëresha: Skepticizmi. Nëse dyshoni për çdo që bën partneri nuk keni për të ecur gjatë së bashku.
Peshorja: Mbajtja e çdo gjëje për vete. Në çift duhet të dish t’i ndash gjërat dhe të interesohesh për marrëdhënien. Po menduat vetëm për veten do shkatërroni gjithçka.
Akrepi: Kokëfortësia. Reflektoni për gjërat që doni dhe që thoni në mënyrë që mos e prishni lidhjen. Jo gjithmonë keni ju të drejtë.
Shigjetari: Mungesa e taktit. Tregohuni të kujdesshëm nëse nuk doni t’i lëndoni të tjerët.
Bricjapi: Pesimizmi. Të jesh gjithë kohës pesimist do loshe personin në krah dhe ai do dojë të shpëtojë prej jush.
Ujori: Pavarësia. Juve nuk pëlqen të ndiheni si të mbyllur diku, por jeta në çift ama ka edhe disa kufizime. Ju nuk mund të bëni çdo gjë që dëshironi pa e pyetur atë.
Peshqit: Frika. Nëse keni frikë për gjithçka dhe nuk ndiheni të sigurt nuk do i jepni besim partnerit për të vazhduar me tej.