11/12/2025 4:31:54 PM

“Plas” në UEFA, legjenda e Milanit jep dorëheqjen, akuza të forta Çeferinit

Duhet të lexoni

Aleksander Ceferin po humb një nga një mbështetësit e tij dhe goditja që ka marrë së fundmi mund të ketë pasoja të rënda për imazhin e tij dhe institucionit.

Zvonimir Boban, Drejtori Teknik në UEFA, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, në shenjë proteste ndaj vendimit të Ceferin për të ndryshuar Statutin në mënyrë që të qëndrojë edhe një mandat më shumë në krye të organizatës.

“Me trishtim dhe zemër të thyer, nuk kam asnjë opsion tjetër përveçse të largohem nga UEFA”, theksoi ai në një komunikatë të publikuar nga “BIld”.

Legjenda e Milanit ka insistuar se Ceferin nuk mendon për futbollin por vetëm për ambiciet personale me vendimin që ka marrë për të ndryshuar Statutin në favor të rizgjedhjes përsëri në fund të këtij mandati, që duhej të ishte i fundit për të.

”Edhe pse kam shprehur shqetësimet e mia të thella dhe refuzimin tim të plotë të planit, presidenti i UEFA-s nuk sheh asnjë problem ligjor, aq më pak moral e etik. Ai dëshiron të vazhdojë me planin e tij në mënyrë që të ndjekë ambiciet e tij personale. Rregullat janë vendosur që të mbrojnë UEFA-n dhe futbollin evropian nga administrimi i keq, që për fat të keq ka qenë “sjellje normale” për shumë vite. Ndryshimi i drejtimit nga Ceferin ishte absolutisht i pakuptueshëm.

Unë jam i ndërgjegjshëm që asgjë nuk është ideale, përfshirë edhe mua dhe me raste kompromiset janë të nevojshme. Megjithatë, mbështetja e këtij ndryshimi do të shkonte kundër të gjithë parimeve dhe vlerave të mia, tek të cilat besoj me gjithë zemër dhe të cilat i mbroj. Nuk po mundohem të bëj rolin e heroit, pasi nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, tha Boban duke lënë të kuptohet se edhe figura të tjera brenda UEFA-s janë të gatshme të veprojnë në të njëjtën mënyrë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate