6/7/2025 4:16:38 PM

Talentin kërçovarë Shaban Zenku i bashkohet klubit FC.Struga

Duhet të lexoni

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në mënyrë të veçantë prezantoi talentin kërçovarë, Shaban Zenku, i cili si futbollistë është krijuar te shkolla e skuadrës së njohur gjermane të Borusia Menhengladbah. Duke thënë se ndihet shumë mirë për transferimin te skuadra kampione e vendit, ai fillimisht, tha: “Jam i lumtur që bëhem pjesë e skuadrës së Strugës, kampione në fuqi dhe lidere e renditjes. Besoj të ndihmoj skuadrën të arsyetoj besimin.”

Edhe përkundër ofertave të shumta, unë zgjodha Struga Trim Lum, kjo për shkak epitetit të kampionit, seriozitetit dhe udhëheqësisë së kësaj skuadre, për të cilën kam dëgjuar vetëm fjalë pozitive, thotë Zenku.

Kam kaluar 4 vitet e fundit te akademia e Borussia M’gladbach dhe realisht pas ekipit U19 pritej të bashkohem me ekipin e parë. Ndërkohë ndodhën disa gjëra dhe më pas një dëmtim më largoi na terrenet e futbollit. Jam rikuperuar dhe kam analizuar me kujdes situatën, për të bërë hapin e duhur.

Familja dhe këshilltari jonë vlerësuan se hap i mirë të vija në Maqedoni, Shqipëri apo Kosovë, që të kthehem në nivelin e dëshiruar. Kisha oferta interesante dhe shumë të mira, Struga u fut në lojë e fundit, por më bëri përshtypje fakti që më donin me çdo kusht dhe direkt insistonin të firmosim. Kështu erdhi deri te akordi dhe besoj ta arsyetoj besimin e shprehur.” – tha Shaban Zenku, të cilin e ka impresionuar mikpritja.

“Shumë jam i kënaqur me pritjen. Qoftë fillimisht nga drejtori sportiv dhe sekretari, pa diskutim trajneri Duro më takoi sapo arrita në Strugë dhe më bëri përshtypje afrimi i tij shumë i ngrohtë, e më pas edhe Bunjamin Shabani dhe Besart Ibraimi që ishin të parët që dolën të më takojnë. Të nesërmen që në stërvitjen e parë kam ndjerë afërsi nga çdo anëtar i klubit, kështu që jam shumë i kënaqur si fillim dhe do të jap gjithçka nga vetja të sjell paraqitje sa më të mira”.

Shaban Zenku është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë, duke zhvilluar 7 ndeshje me gjeneratën U19, ku edhe ka realizuar 3 gola, ndërsa i njëjti tashmë pret edhe një ftesë nga përfaqësuesja U21 e Dragan Kanatllarovskit.

Me 19-vjeçarin Zenku, kemi nënshkruar kontratë deri qershorin e vitit 2027-të.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate